Zjarre të forta në Vlorë dhe Elbasan

Situata vazhdon të jetë e rënduar, teksa era e fortë ka favorizuar flakët e zjarrit që janë përhapur në një sipërfaqe prej rreth 150 hektarësh, përfshirë masivet me pyje të zonës.
Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të prefekturës së Vlorës, Anesti Pashaj, ekipet e shërbimit zjarrfikës janë angazhuar maksimalisht në operacionin për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, duke punuar pa ndërprerje.
Pashaj thotë se puna është fokusuar në drejtim të ndërtimit të një brezi mbrojtës, me pankina dheu dhe kanale, për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Ndërkohë, tre vatra zjarri janë shfaqur në rajonin e Elbasanit gjatë mesditës së sotme, ndërsa situata paraqitet problematike në masivin pyjor të Teqes së Dushkut në Gramsh.
Burime të repartit të zjarrfikëses bënë të ditur se "një zjarr i rënë në situata ende të paqarta në kurorën e ullishtës, shumë pranë ish-Shtëpisë së Pritjes, ka djegur rreth dhjetë rrënjë ullinj. Zjarrfikësja bëri të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve që rrezikonin një pjesë të kurorës së ullishtës.
Një tjetër vatër zjarri ka rënë në fshatin Paulesh të rrethit të Elbasanit, ku zjarri i përhapur me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era, ka djegur disa hektarë pishe në masivin pyjor që ndodhet në këtë zonë. Mësohet se zjarrfikësja ka shuar flakët, e ndihmuar edhe nga forca të ushtrisë si edhe banorë të fshatit. /S.Ll/Start/
2011-08-25 15:15