Policia: Jo dhunë ndaj minatorëve; ACR: Rikthehuni në punë!

Sipas reagimit zyrtar, tre persona janë paraqitur në spital, por sipas mjekëve, ata nuk kanë pasur shenja dhune por shenja lodhjeje për shkak edhe të temperaturave të larta.
Ndërkohë, në komisariatin e policisë të Bulqizës, drejtues të kompanisë ACR kanë bërë kallëzim penal. Sipas reagimit, në momentin e ndërhyrjes, forcat e Policisë janë kundërshtuar dhe fyer nga protestuesit dhe ndaj personave përgjegjës po kryhen veprimet procedurale e materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë.
“Theksojmë se gjate ndërhyrjes nga ana jone kundrejt protestuesve nuk është përdorur asnjë lloj dhune. Ne spitalin e qytetit të Bulqizës janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore tre shtetas. Nga kontaktimet që kemi pasur me personelin mjekësor dhe me deklarimet e marra atyre, ka rezultuar se shtetasit e paraqitur në spital nuk kanë asnjë dëmtim fizik, por shfaqnin vetëm shenja lodhje”, thekson reagimi i policisë.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër garanton opinion publik se në çdo rast do të zbatojë vetëm ligjin dhe përmbushja e detyrave funksionale për garantimin e rendit e të sigurisë publike do të kryhet në përputhje të plotë me aktet ligjore që normojnë punën e Policisë së Shtetit.
ACR: Minatorët të mos bien pre e Kolë Nikollës
Bulqizë – Kompania austriake ACR, u bëri sot thirrje minatorëve që të rikthen në punë, duke premtuar edhe një herë përmbushjen e të gjitha kushteve të premtuara.
“ACR i ka bërë thirrje të gjithë punonjësve t’i bashkohet grupit që ka filluar sot punën për kthimin në normalitet të minierës së Bulqizës”, thekson reagimi.
Sipas ACR-së, minatorët duhet të kontaktojnë administratën e minierës, në sektorin të cilit i përkasin, për të nisur punën. Me paraqitjen në administratën e minierës minatorëve do t’u njihen të gjitha të drejtat që rrjedhin nga oferta e bërë publike e ACR.
“Kompania ACR i bën thirrje minatorëve të mos bien preh e kërcënimeve të Kolë Nikollës dhe disa pasuesve të tij. ACR siguron minatorët që mbrojtja e tyre është e garantuar”, përfundon deklarata. /S.Ll/Start/
2011-08-25 14:09