QSUT, realizohet transplanti i dytë me sukses i veshkës

Pacienti është një 40-vjeçar nga Shkodra, i cili pas një muaj e gjysmë qëndrimi në spital, është shpërngulur në banesën e tij ku po vazhdon jetën.
Mjekët e shërbimit të Urologjisë dhe Nefrologjisë e kanë konsideruar këtë ndërhyrje si shumë të vështirë por edhe ndër më të suksesshmet për vetë faktin se pacienti pas ndërhyrjes ka dhënë një sërë problemesh të cilat kanë kapërcyer me sukses.
“Sot është një ditë e gëzueshme për ne mjekët e urologjisë dhe nefrologjisë për këtë ndërmarrje të madhe që kemi kryer. Pavarësisht se gjatë këtyre kohëve kemi pasur disa probleme për nisjen e operacioneve, ne i kishim dhënë fjalën këtij vendi që do të realizonim transplantin dhe ai ja ku u bë. Sot pacienti është në një gjendje të mirë shëndetësore dhe del prej pavijonit. Kjo falë bashkëpunimit unik të mjekëve të urologjisë dhe nefrologjisë. Ndaj këtë do ua kërkojë edhe mjekëve të tjerë, si ata të kardiologjisë, hepatologjisë për bashkëpunime dhe kryerje të transplanteve” ka thënë Nestor Thereska, shefi i Shërbimit të Nefrologjisë. Ky i fundit ka kërkuar edhe një mbështetje në buxhet për kryerjen e këtyre ndërhyrjeve të rëndësishme.
Nga ana tjetër kirurgu i njohur prof. Mustafa Xhani tregon se ky ishte një nga transplantet më të vështira që mund të kryhej edhe në klinika të Evropës dhe kjo falë një profesionalizmi të arritur gjatë këtyre viteve. “Gjatë ndërhyrjes problemin më të madh e pata me veshkën e shëndetshme që po hiqja nga motra e Afrimit. Ndërkohë që ky i fundit ishte i rriskuar dhe i detyruar për të kryer atë ndërhyrje. Sot, Afrimi është mirë falë edhe një kujdesi nga mjekët nefrologë por edhe ekipi i mjekëve reanimatorë të urologjisë” ka deklaruar Xhani.
Për mjekun Myftar Barbullishi rasti i Afrim Kajoshit ka qenë ndër më të vështirët për tu trajtuar pasi dy ditë pas kryerjes së ndërhyrjes kirurgjikale ka dhenë një sërë komplikacionesh të cilët kërkonin vëmendjen maksimale për tu kapërcyer. Ky operacion është cilësuar si një nga arritjet e mjekësie shqiptare gjatë viteve të fundit. /S.Ll/Start/
2011-08-25 15:07