Ministria italiane njeh shkollat shqiptare

Maturantet shqiptare qe kane perfunduar gjimnaze dygjuheshe nuk japin provimin e gjuhes
Ne perditesimin e fundit qe i ka bere faqes zyrtare elektronike Ministria Italiane e Edukimit Ministero dellIstruzione dellUniversit e della Ricerca kujton te gjithe nxenesit e huaj per diplomat apo certifikatat qe ajo do te njohe.
Behet fjale per te gjithe ata maturante te cilet deshirojne qe te nisin studimet ne Itali por qe fillimisht duhet te kene nje diplome ose certifikate qe deshmon per njohurite qe nje kandidat ka ne gjuhen italiane.
Ne seksionin qe i dedikohet studenteve te huaj kjo ministri ka publikuar nje liste te gjate te shkollave ne vende te ndryshme te botes diplomat e te cilave do ti njohe duke eliminuar keshtu provimin e detyruar te nxenesve per certifikaten CELI. Ne Shqiperi jane vetem tri shkollat mesme diplomat e te cilave njeh shteti fqinj gjimnazi Asim Vokshi ne Tirane Shejnaze Juka ne Shkoder si dhe gjimnazi Faik Konica ne Korce.
Sipas njoftimit te Ministrise Italiane te gjithe nxenesit qe kane perfunduar shkollen ne nje nga keto gjimnaze dygjuheshe nuk i nenshtrohen provimit te gjuhes italiane CELI. Nje perjashtim i tille i cili shpjegohet ne faqen zyrtare behet per shkak te memorandumit te bashkepunimit qe kane firmosur mes tyre Shqiperia dhe Italia.
Ndersa per nxenesit e tjere qe deshirojne te ndjekin studimet ne Itali ministria njofton se kushti themelor eshte njohja e gjuhes italiane e deshmuar kjo nepermjet certifikatave CELI dhe CELI3 provimi i te cilave jepet prane Institutit Italian te Kultures ne Tirane.
Ky institut vetem nje dite me pare ka permbyllur regjistrimet per sesionin e dyte te provimeve per vitin akademik 2011-2012 i cili do te realizohet ne muajin mars.
Ne ndryshim nga vitet e meparshme ministria italiane kete vit nuk ka publikuar kalendarin e veprimeve qe studentet e huaj duhet te kryejne per te fituar nje te drejte studimi ne universitetet italiane.
Nje vit me pare kjo ministri publikoi cdo informacion te detajuar dokumente dhe data ne te cilat duhesh dorezuar dhe marre pergjigjet nga ambasada/konsullata. Ndersa kete vit ndoshta per shkak te problemeve qe vete sistemi arsimor italian po kalon per shkak te reformes nuk i eshte kushtuar e njejta vemendje studenteve te huaj.
Ndihma e vetme qe do te gjejne nxenesit ne kete faqe zyrtare eshte keshilla per te mos gabuar ne zgjedhjen e universitetit. Ndersa per procedurat e tjera kandidatet kane vetem nje mundesi informimi ambasaden italiane ne Tirane ose konsullatat perkatese.