“Koalicioni i faqes së zezë”
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë ka mbajtur të premten një takim me përfaqësuesit e degëve të kësaj partie, të Forumit të Gruas dhe Forumit Rinor, ku ndër të tjera është diskutuar për aktualitetin politik në vend, si dhe për aktivitetet e përgjithshme të LDD’së.
Me këtë rast, LDD ka adresuar kritika ndaj koalicionit qeverisës në vend, i cili sipas kësaj partie, nuk është i gatshëm të dalë me qëndrim rreth rastit të fundit që ka të bëjë me bastisjet në institucione.
“Presidenti i Kosovës ende nuk ka dhënë prononcim rreth rastit të fundit, por ka deklaruar diçka që edhe një fëmijë i vogël e di se askush nuk është mbi ligjin. Këto deklarata janë bërë të zakonshme në Kosovës dhe po mbesin vetëm si deklarata dhe asgjë konkrete”, ka thënë lideri i kësaj partie Nexhat Daci.
Daci me këtë rast tha se, “ky koalicion qeverisës ‘është faqja e zezë e Kosovës’, që po i bën dëme të mëdha shtetit, që në rrafshin e brendshëm tregon se nuk posedojnë kapacitete për të qenë në mbështetje zbatimit të ligjeve, ndërsa në rrafshin e jashtëm tregon mungesë të kapaciteteve shtetformuese”.