E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbogar: Platforma e Serbisë, nuk ka ndonjë vlerë për BE-në

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar thotë se platforma e Serbisë nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në procesin e dialogut Kosovë-Serbisë.

Në një intervistë për redaksinë serbe të Radio Televizionit të Kosovës, Zhbogar tha se platformë e vetme në bisedime mbetet ajo e Bashkimit Evropian që si bazë ka konkluzionet e ministrave të vendeve të BE-së të dhjetorit të vitit të kaluar.

Platforma e Serbisë për Kosovën e miratuar dje nuk ka ndonjë vlerë për Bashkimin Evropian. Madje platforma nuk do të ketë kurrfarë ndikimi as në procesin e dialogut Kosovë-Serbisë.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar thotë se platformë e vetme e Brukselit mbeten konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së të dhjetorit të vitit të kaluar.

“Nuk mund ta komentoj platformën e Serbisë. Për mua platformë në procesin e dialogut mbetet ajo e Këshillit të Ministrave të BE-së e muajit dhjetor ku në mënyrë të qartë janë përcaktuar të gjitha kërkesat e vendeve të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë. Mbi bazën e këtyre konkluzioneve po udhëhiqet edhe procesi i dialogut”, thekson Zhbogar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›