Qemal Stafa nga fashisti Cano te Berisha

Ne gushtin e vitit 1939 ish-ministri i Jashtem i Italise fashiste e njeheresh dhendri i Benito Musolinit Galeaco Cano vuri gurin e pare ne themelin e stadiumit te sotem Kombetar Qemal Stafa. Perfundimi i tij zyrtar daton me 7 tetor 1946 nga qeveria komuniste e Enver Hoxhes pak para fillimit te Kampionatit Ballkanik te Futbollit dhe Atletikes te fituar nga Shqiperia. Armand Duka jo vetem ne mandatin e tij si president i Federates Shqiptare te Futbollit por dhe gjate vazhdimesise se periudhes se tij te trete ne krye te qeverise se topkembes e ka perseritur se endrra e tij eshte ndertimi i nje stadiumi te ri modern madje ne zyren e tij ndodhet edhe nje foto me projektin nje stadiumi qe sipas tij mund te shkoje afersisht ne vleren e 40 milione eurove. Deklarimi per investime per nje stadium te ri do ti jepte nje tjeter mundesi kreut te qeverise per takime zyrtare me nje ton te ngrohte ne takimet qe presidenti i FIFA-s Sep Blater dhe ai i UEFA-s Mishel Platini do te zhvillojne me Presidentin Topi dhe Kryeministrin Berisha ne viziten e 21 tetorit per 80-vjetorin e themelimit te FSHF-se. Platini do te mberrije ne 19 tetor ndersa Blater nje dite me vone. Nga 7 tetori i 1946 ne ndeshjen e pare ne nje aktivitet zyrtar per kuqezinjte pikerisht ate kunder kunder ish Jugosllavise me humbjen 3-2 per Kampionatin Ballanik por te kurorezuar me fitoren 1-0 ndaj Rumanise me 13 tetor e fitimin e turneut e deri te ndeshja e fundit te ajo Shqiperi-Luksemburg 1-0 Euro 2012 e 7 shtatorit 2010 gjate 64 viteve jane zhvilluar me shume se 300 ndeshje nderkombetare ne nivel perfaqesuesesh e klubesh per te mos permendur disa mijera ndeshje te Partizanit Tiranes Dinamos apo finaleve te kupave. Nga shtepia e Kombetares kane dale te zhgenjyer shume ekipe me emer si Gjermania Perendimore 0-0 e Helmut Shenit nenkampione e Botes me 1966 apo Greqia 2-1 e Oto Rehagelit kampione e Europes e saposhpallur ne vitin 2004.
GURI I CANOS
Gjashte vjet pas themelimit te Federates Shqiptare te Futbollit 1930 kater vjet pas pranimit ne FIFA 1932 dhe pas gjashte kampionatesh te rregullt ne Shqiperi - me Tiranen 5 here kampione dhe Skenderbeun ne vitin 1933 - sekretari i atehershem i Federates se Futbollit Luigj Shala ne tetor te vitit 1936 hodhi idene e ndertimit te nje stadiumi kombetar ne Tirane nje ide qe u materializua pas tre vitesh por jo nga Mbreti Zog i arratisur ne Londer por nga Benito Musolini pushtuesi fashist i vendit tone me 7 prill 1939. Krijuesi i projektit te stadiumit ende pa emer qe arkitekti i ri nga Firence Xherardo Bozio. Nje stadium olimpik plotesonte te gjitha kushtet e percaktuara nga Komitetit Olimpik Nderkombetar me nje kapacitet prej 15 mije vendesh dhe mese i mjaftueshem per Tiranen qe ne fundin e viteve 30 numeronte me pak se 60 mije banore sot kryeqyteti ka rreth 1 milion banore nderkohe qe stadiumi me vende te ulura numeron 15.681 vende. I shtyre nga deshira per te ringjallur perandorine e dikurshme romake Benito Musolini kryeministri i 40-te i nje qeverie italiane 1992 dhe i vetequajtur Duce apo lider 1925 synonte perhapjen e frymes fashiste. Kryeqyteti i vendit ishte pika nevralgjike e projekteve te italianeve ku vemendja iu kushtua bulevardit kryesor. Puna per ngritjen e kesaj vepre me vlere disa milione lira nisi disa muaj pas pushtimit nga Italia. Veprat qe financoheshin nga Roma kishin nje rendesi te madhe dhe per te terhequr me shume vemendjen disa prej tyre u inauguruan nga krahu i djathte i Benito Musolinit ministri i jashtem Galeaco Cano ky i fundit me pare kishte qene edhe ministri i shtypit dhe propagandes por pati nje fat tragjik pasi u ekzekutua nga Ducja per tradhti ndaj tij 11 janar 1944. Cano i famshem gjithashtu per ditaret e takimeve te tij me Musolinin dhe Hitlerin vuri gurin e pare ne stadiumin e pare shqiptar gjate vizites se tij ne Tirane ne gushtin e vitit 1939. Stadiumi do te rrethohej i gjithi me nje mur te dekoruar me mermer dhe hyrja qendrore do te ishte madheshtore. Tribunat do te perbeheshin nga 10 shkalle dhe nje prej tyre do te ishte e mbuluar ndersa ne te mund te zhvilloheshin pervec ndeshjeve te futbollit edhe gara atletike.
PERURIMI I ENVER HOXHES
Ndertimi i stadiumit sipas te dhenave te kohes vazhdoi per 3 vjet dhe u nderpre ne gushtin e vitit 1943 pak dite pas kapitullimit te Italise fashiste. Punimet mbeten te ndaluara pasi ne kohen e pushtimit gjerman nuk u vu asnje tulle dhe fusha e stadiumit u perdor si vendparkim mjetesh te renda ushtarake. Pas clirimit te vendit rinisi puna per te kthyer funksional stadiumin dhe per fat pjesa me e madhe tij perfshi kanalet e kullimit qe perfunduar nga italianet. Keto punime jane te paprekura edhe sot. Komunistet e ardhur ne pushtet kerkuan me ngulm perfundimin e punimeve pasi ne te do te zhvilloheshin Lojerat e para Ballkanike te pasluftes me 1946. Qeveria shqiptare angazhoi 400 punetore te ndihmuar nga 150 vullnetare te perditshem duke investuar sipas te dhenave te shtypit te kohes rreth 300 mije franga shqiptare per perfundimin e punimeve ne stadium. Ne perfundim pervec fushes dhe pistes se atletikes kishte edhe 22 dhoma dhe 6 korridore. Tirana me ne fund kishte nje stadium te parametrave nderkombetare i cili mori emrin e heroit te luftes Qemal Stafa. Aty perfaqesuesja shqiptare e futbollit u shpall kampione e Ballkanit per te vetmen here ne historine e saj 1946 duke pasur edhe nje debutim mbreselenes pasi edhe publiku mbushi shkallet ne javen kur u mbajt turneu i rendesishem. Stadiumi u kthye shume shpejt ne nje pike referimi duke pritur thuajse te gjitha aktivitetet sportive perfshi edhe garat e para te peshengritjes dhe mundjes. Arena e sportit shqiptar pati kete forme per vite me radhe pervec shkalleve portative te tribunes perkarshi te cilat u shemben gjate derbit Tirana- Partizani duke u zevendesuar me ato prej betoni ne mesin e viteve 60.
Rritja e popullsise se kryeqytetit shtyu qeverine e Enver Hoxhes te mendonte per zgjerimin e te vetmit stadium kombetar ne vend dhe shkak u be perkujtimi 30-vjetorit te clirimit i cili u festua ne menyre madheshtore ne Spartakiaden e Trete Kombetare. Tribuna perkarshi u shtua me 20 shkalle te tjera duke e cuar kapacitetin e ketij impianti ne 35 mije vende jo te ulura. Punimet te cilat nisen ne ditet e para te shtatorit te 1973 perfunduan pas nje viti. Per here te pare ne te u vu nje tabele elektronike e cila u ble ne Hungari dhe eshte ende pjese e impiantit. Poshte tribunes se re u ndertua nje hotel me 100 vende fjetje per sportistet ku perfshiheshin edhe palestra dhe nje restorant. Nje nga projektet e diskutuara te zgjerimit parashikonte qe stadiumi te kishte nje pamje me te bukur ku shtesa do te zbriste gradualisht deri ne mesin e shkalleve pas portave nje plan i cili nuk u realizua kurre.
PREMTIMI I BERISHES
Me renien e sistemit komunist ne vitin 1990 pati ndryshime te tjera te cilat modernizuan dhe shtuan komoditetin ne stadium duke filluar me pajisjen e tij me stola te cilat e ulen kapacitetin e tij ne rreth 16 mije modernizimin e sistemit te vaditjes se fushes ndersa ne shtator te vitit 1996 ne stadiumin kombetar Qemal Stafa u vendos per here te pare nje sistem ndricimi. Projektoret te cilet u vendosen nga inxhiniere suedeze kishin nje fuqi ndricuese 1200 lux dhe ishin te shperndare ne kater kulla qene nje dhurate e UEFA-s per Federaten Shqiptare te Futbollit. Pista e tartanit e vendosur disa vjet me pare me pare 2005 i dha nje pamje me te kendshme impiantit i cili gjithsesi nuk mund te prese gara atletike te rendesishme pasi ka vetem gjashte korsi. Pas disa rikonstruksioneve ne vazhdimesi shtim tribunash ore elektronike stolash dhe ndricim pas gati 71 vitesh te merkuren e 8 shtatorit te vitit 2010 kryeministri i vendit Sali Berisha premtoi rindertimin e plote te impiantit nderkombetar investimi i te cilit besohet se kap vleren e 35 milione eurove. Nje imazh i ri qe duhet te jete gati ne vitin 2012 e qe perkon me 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise qysh kur Ismail Qemali e shpalli vendin te pavarur nga Turqia me 28 nentor te vitit 1912. Stadiumi do te jete ndertimi i dyte modern ne 100 vjetorin e Pavaresise pas ndertimit te Parlamentit te ri. Nje dhurate per tifozet e saj te zjarrte - tha kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e zakonshme te qeverise se tij vetem nje dite pasi Shqiperia kishte fituar 1-0 me Luksemburgun dhe pas dy ndeshjeve te para kishte kapur vendin e pare ne grupin D eliminator te Kampionatit Europian 2012 edhe pse ne grup ka Francen Bosnjen Rumanine Bjellorusine dhe Luksemburgun. Ne fakt nevoja per nje stadium te ri e qe ploteson te gjithe parametrat nderkombetare te vendosur e te kerkuar nga FIFA dhe UEFA per ballafaqimet kontinentale dhe boterore ne nivel klubesh dhe perfaqesuesesh vitet e fundit ka qene gjithmone e pranishme ne forumet mediatike apo permes kerkesave dhe iniciativave institucionale te kerkuara nga Federata Shqiptare e Futbollit. Stadiumi kombetar Qemal Stafa pas gati 70 vjetesh tashme do ti nenshtrohet rindertimit te plote me nje projekt te cilin kryeministri Berisha premtoi se do te jete nga me modernet.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte 10 Shtator 2010