E Shtunë, 31 Tetor 2026

12 trajneret e 22 fitoreve te Shqiperise

Kur Shqiperia humbi 4-1 me Suedine ne Rasunda ne ndeshjen permbyllese te eliminatoreve te Kampionatit Boteror me 14 tetor 2009 Kombetarja jone pesoi humbjen e saj te peste ne dhjete perballjet e atyre kualifikueseve ndersa trajneri Kuzhe humbjen e tij te dyte ne tre sfidat si trajner i kuqezinjve tri te pesuara ne shtate ndeshje nga Hani.

Atehere kroati deklaroi se pas kesaj ndeshje fillonte era e tij ne perfaqesuese nderkohe qe ne ate takim goleadori Hamdi Salihi pas golave ne miqesoret kunder Maltes dhe Milanit shenoi te parin gol zyrtar me Shqiperine.

Tashme pas gati nje viti me kroatin e pasaportizuar ne Shqiperi - Kuzheja jeton ne nje apartament me qira ne Tirane ne te njejtin ku banon edhe kryeministri Sali Berisha - Kombetarja nuk humbet prej shtate ndeshjes aq sa kujtimet e hidhura te udhetimit ne Suedi duken si gati nje shekulli me pare.

Kuzhe si nje njohes i mire i mentalitetit te futbollit shqiptar i kuptoi ne menyre perfekte ekuilibrat brenda grupit te lojtareve qe i ka thirrur e pasur ne dispozicion marredheniet institucionale me federaten e per me teper ato shoqerore edhe pse ne distance me tifozet kuqezinj.

Pas mbylljes se fushates se Boterorit te Afrikes se Jugut Kuzhe u shpreh se pervec lehtesise natyrore per te kuptuar gjuhen shqipe ai mund te largohej nga Shqiperia vetem po ta perzinin prej saj.

Kroati ishte i mirinformuar per braktisjen qe i beri Shqiperise italiani Xhuzepe Dosena pas vetem dy ndeshjesh zyrtare fitoren e madhe ndaj Greqise dhe rekordet e gjermanit Hans Peter Brigel punen e madhe taktike te plakushit kroat Oto Baricit edhe pse fitoret e ketij te fundit ishin vetem ato kunder Luksemburgut por me teper Kuzheja mesoi nga deshtimi i Ari Hanit pikerisht prej njeriut qe i zuri vendin pas 17 muajve te holandezit ne bankinen e kuqezinjve.

Ne fakt duket nje spirale pozitive e pabesueshme ajo qe ka ndodhur me rezultatet e Kuzhese ne shtate ndeshjet origjinale te tij po te marrim ne konsiderate se puna e tij e vertete nis pas ndeshjes se Suedise pavaresisht se para perballjes me nordiket e Lagerbakut dhe Ibrahimovicit Shqiperia regjistroi fitoren me te thelle te historise se saj nderkombetare fitoren 6-1 kunder Qipros.

Nje seri prej pese miqesoresh te suksesshme me kater fitore dhe nje barazim ne transferte pavaresisht emrit te kundershtareve apo nivelit te tyre i dhane mundesi Kuzhese te aplikonte modulet taktike te tij konceptet ofensive dhe mbrojtese te alteronte pervojen e veteraneve me lojtaret ne kulmin e tyre apo dhe te ndertonte nje bankine me te rinj shpresedhenes.

Me perjashtim te barazimit pa gola ne Estoni me nje loje krejt te rende te kundershtareve ne te gjashte takimet Shqiperia ka realizuar golin e saj edhe pse ai ka qene tek pra nje i vetem.
Ne miqesoren kunder Irlandes se Veriut shenoi Ervin Skela ne zyrtaren e pare kunder Rumanise barazoi Gjergji Muzaka ndersa ne kater ndeshjet e tjera golat kane per autor te njejtin lojtar Hamdi Salihin tre ne miqesore dhe nje ne zyrtaren kunder Luksemburgut pikerisht ne fitoren e vetme te Kuzhese ne pese ndeshjet e tij zyrtare me Shqiperine.

Harmonizimi i tre reparteve mbrojtje-mesfushe-sulm rreshtimi i forte ne gjysmefushen tone dhe krijimtaria ne zonen e kundershtarit e shoqeruar me efikasitetin ne vijen e pare - Shqiperia e Kuzhese ka shenuar ne 11 nga 12 ndeshjet e drejtuara nga kroati i kane krijuar dhe profilin e nje trajneri te sukseshem ate te njeriut te duhur ne vendin e duhur.

Me fitoren kunder Luksemburgut Kuzheja u be trajneri i 12-te ne stolin e Shqiperise qe fiton te pakten nje ndeshje. Trajneret e tjere jane Hans Peter Brigel 6 Zyber Konci 2 Neptun Bajko 2 Astrit Hafizi 2 Oto Baric 2 Bejkush Birce 2 Loro Borici 1 Shyqyri Rreli 1 Ilia Shuke 1 Medin Zhega 1 dhe Ari Han 1.

Ne fakt kunder ekipeve te vogla apo te peraferta me ne Shqiperia ka fituar gjithmone qofshin keto zyrtare apo miqesore. Brigeli pervec fitoreve te medha kunder Rusise 3-1 dhe Greqise 2-1 i fitoi takimet kunder Gjeorgjise 3-1 Kazakistanit 1-0 2-1 Barici kunder Luksemburgut 2-0 3-0 dhe Hani kunder Maltes 3-0 0-0.

Duke u kthyer shume vite me pas pikerisht ne vitin 1963 kur fillon dhe debutimi nderkombetar i Shqiperise ne Europe duke i perjashtuar kampionatet ballkanike dhe ndeshjet miqesore e para fitore historike i perket Zuber Koncit ne triumfin 1-0 kunder Danimarkes ne turin e dyte kualifikues te Euro 1964-s me nje gol brenda 180 sekondave te para te realizuar nga Panajot Pano.

Prej atij momenti u deshen 18 vjet qe Shqiperia te regjistronte fitoren e dyte 3-0 kunder Turqise me 14 nentor 1971 dhe me trajnerin Loro Borici ne bankine. Fitorja e radhes eshte e trajnerit Ilia Shuke 1-0 kunder Finlandes 10 tetor 1973 per eliminatoret e Boterorit te vitit 1974 te perseritur ndaj ketij kundershtari edhe nga Zyber Konci por me rezultatin 2-0 me 3 shtator 1980 per Kupen e Botes se vitit 1982.

Triumfi pasues i perket Shqyqyri Rrelit me nje 2-0 madheshtore kunder Belgjikes ne Tirane 22 dhjetor 1984 per eliminatoret e Kampionatit Boteror Meksike 1986 nje fitore qe vinte pas nje barazimi spektakolar 2-2 ne Poloni.

Bejkush Birce ditet e tij me fat i pati 26 maj 1991 kur mundi 1-0 Islanden dhe me 3 qershor 1992 kur mundi Lituanine me rezultatin 1-0 per tia lene radhen Neptun Bajkos te regjistronte dy fitoret e tij kunder te njejtit kundershtar Moldavise 3-0 ne Tirane dhe 3-2 ne Kishinau kjo e fundit e para fitore ne transferte.

Astrit Hafizi mundi Irlanden e Veriut 2-1 nje ndeshje e zhilluar ne fushe asnjanjes ne Zyrih te Zvicres per shkak te trazirave te vitit 1997 dhe Gjeorgjine 1-0 nderkohe qe Medin Zhega ishte i pari qe fitonte ndaj Greqise ne nje ndeshje zyrtare 2-0 me 11 tetor te vitit 2000 nje ndeshje e vlefshme per Boterorin e vitit 2002. Me pas nis edhe seria e fitoreve me trajner te huaj ne bankine.

Gjermani Hans-Peter Brigel ishte i pari majde me pese fitore te gjermanit ne bankinen e Shqiperise. Nis me Rusine 3-1 Gjeorgjine 3-1 Greqine 2-1 Gjeorjgine 3-2 dhe Kazakistanin 2-1.

Kroati Oto Baric i shijoi fitoret e tij kunder Luksemburgut 2-0 ne Qemal Stafa dhe 3-0 ne Luksemburg fitorja e dyte ne transferte e Shqiperise.

Holandezi Ari Han fitoren e vetme e regjistroi kunder Maltes modeste pasi me pare kishte mundur ne nje miqesore Lihteshtejnin 2-0.

Ne te vertete pas logjikes se barazimit me Rumanine dhe detyres se fitores ndaj Luksemburgut Kuzhene e pret nje ndeshje e forte me Bosnjen ne Tirane.

Pikerisht pasi Shqiperia pas dy ndeshjeve te para ka marre perkohesisht kryesimin e grupit te saj duke lene pas vetes Bjellorusine me golaverazh Francen -1 pike Bosnjen -1 pike Rumanine -2 pike dhe Luksemburgun -6 pike kur jane ende dhe gjashte ndeshje te tjera ne lojes deri ne percaktimin perfundimtar te dy vendeve te para.

SERIA PA HUMBJE E SHQIPERISE

07.09.2010 Shqiperi-Luksemburg 1-0 El.K.E
03.08.2010 Rumani-Shqiperi 1-1 El.K.E
11.08.2010 Shqiperi-Uzbekistan 1-0 miqesore
02.06.2010 Shqiperi-Andorre 1-0 miqesore
25.05.2010 Mali i Zi-Shqiperi 0-1 miqesore
03.03.2010 Shqiperi-Irlande e Veriut 1-0 miqesore
14.11.2009 Estoni-Shqiperi 0-0 miqesore

HUMBJA E FUNDIT
14.10.2009 Suedi-Shqiperi 4-1 El.K.B

22 FITORET NE NDESHJET ZYRTARE
NE ELIMINATORET E KAMPIONATEVE
EUROPIANE DHE BOTERORE

1. 30.08.1963 Shqiperi-Danimarke 1-0
Trajner Zyber KonciEl.K.E 1964

2. 14.09.1971 Shqiperi-Turqi 3-0
Trajner Loro Borici El.K.E 1972

3. 10.10.1973 Shqiperi-Finlande 1-0
Trajner Ilia Shuke El.K.B 1974

4. 03.09.1980 Shqiperi-Finlande 2-0
Trajner Zyber Konci El.K.B 1982

5. 22.12.1984 Shqiperi-Belgjike 2-0
Trajner Shyqyri Rreli El.K.B 1986

6. 26.05.1991 Shqiperi-Islande 1-0
Trajner Bejkush Birce El.K.B 1994

7. 03.06.1992 Shqiperi-Lituani 1-0
Trajner Bejkush Birce El.K.B 1994

8. 29.03.1995 Shqiperi-Moldavi 3-0
Trajner Neptun Bajko El.K.E 1996

9. 07.06.1995 Moldavi- Shqiperi 2-3
Trajner Neptun Bajko El.K.E 1996

10. 10.07.1997 Shqiperi-Irl.Veriut 1-0
Trajner Astrit Hafizi El.K.B 1998

11. 09.10.1999 Shqiperi-Gjeorgji 2-1
Trajner Astrit Hafizi El.K.E 2000

12. 11.10.2000 Shqiperi-Greqi 2-0
Trajner Medin Zhega El.K.B 2002

13. 29.03.2003 Shqiperi-Rusi 3-1
Trajner Hans-Peter Brigel El.K.E 2004

14. 10.09.2003 Shqiperi-Gjeorgji 3-1
Trajner Hans-Peter Brigel El.K.E 2004

15. 04.09.2004 Shqiperi-Greqi 2-1
Trajner Hans-Peter Brigel El.K.B 2006

16. 04.06.2005 Shqiperi-Gjeorgji 3-2
Trajner Hans-Peter Brigel El.K.B 2006

17. 13.10.200 Kazakistan- Shqiperi 0-1
Trajner Hans-Peter Brigel El.K.B 2006

18. 03.09.2005 Shqiperi-Kazakistan 2-1
Trajner Hans-Peter Brigel El.K.B 2006

19. 02.06.2007 Shqiperi-Luksemburg 2-0
Trajner Oto Baric El.K.E 2008

20. 06.06.2008 Luksemburg-Shqiperi 0-3
Trajner Oto Baric El.K.E 2008

21. 10.09.2008 Shqiperi-Malte 3-0
Trajner Ari Han El.K.E 2006

22. 07.09.2010 Shqiperi-Luksemburg 1-0
Trajner Josip Kuzhe El.K.E 2006

Ndeshja eshte zhvilluar ne Zyrih per shkak te situates te pazakonte ne Shqiperi gjate vitit 1997

Brigeli kampioni i fitoreve

Ish-trajneri gjerman i Kombetares shqiptare Hans-Peter Brigel eshte dhe tekniku qe ka fituar me shume me perfaqesuesen 6 fitore. E para e tij eshte shume e bujshme 3-1 kunder Rusise ne Shkoder per eliminatoret e Euro 2004-s. Ish-nenkampioni i botes vazhdoi me fitoren 3-1 ndaj Gjeorgjise perpara se te triumfonte ndaj Greqise 2-1 kampiones se porsa shpallur te Europes ne Portugali 2004. Dy fitoret e tjera jane me modeste 3-2 kunder Gjeorgjise dhe 1-0 e 2-1 kunder Kazakistanit.

Vetem dy fitore ne transferte

Nga njezet fitoret e Shqiperise vetem dy jane realizuar ne transferte. Neptun Bajko fitoi 3-2 kunder Moldavise ne Kishinau ne nje ndeshje te vlefshme per eliminatoret e Kampionatit Europian te vitit 1996 dhe Oto Baric fitoi 3-0 kunder Luksemburgut ne Xhosi Bartel per eliminatoret e Kampionatit Europian te vitit 2008.

11-11 fitoret ne UEFA dhe FIFA

Edhe nje detaj. Fitorja kunder Luksemburgut vendosi edhe nje ekuiliber absolut gati te pabesueshem Shqiperia ka regjistruar 11 fitore ne 75 ndeshje ne eliminatoret e kampionateve europiane dhe po 11 fitore ne eliminatoret e kampionateve boterore 84 ndeshje.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte 10 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›