E Diel, 1 Nëntor 2026

Qender e re per mbrojtjen nga ekstremizmi i djathte

Nuk eshte nje organ i ri ai qe ngrihet thote ministri i Brendshem gjerman Hans-Peter Friedrich por nje platforme per nje bashkepunim me te mire midis policise dhe sherbimeve sekrete. Duhet te arrihet luftimin me efektiv i ekstremizmit te djathte. 130 deri 140 punonjes do te jene aktiv ne kete qender me vone mund te behet edhe me e madhe tha shefi i Zyres Federale te Kriminalistikes Jrg Ziercke Kjo do te thote se ne duam ne kete menyre te ushtrojme perndjekjen permanente te skenes.

Kembim i vazhdueshem informacionesh

Kjo qender e re mbrojtese perbehet nga sektori policor dhe ai i sherbimeve sekrete. Sherbimi sekret ka ngritur ne Keln nje qender analize dhe informacioni per ekstremizmin e djathte kurse autoritetet policore kane ngritur nje seksion gjerman edhe ne europol nje tjeter ne Meckenheim. Perdite behet kembim i informacioneve nje jave rresht ne Meckenheim pastaj ne Keln. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Friedrich Ziercke dhe Fromm ne konferencen per shtyp me rastin e hapjes se qendres.

Fushata e pergjakshme e te ashtuquajturit qeliza terroriste e Zvikaut qe megjithe vezhgimin disavjecar nga policia dhe punonjesit e kriminalistikes mundi te vriste nente migrante dhe nje polic ka nxjerre ne pah deficitet organizative dhe defektet e aparatit shteteror policor pranoi ministri i brendshem Hans-Peter Friedrich. Me hapjen e qendres per mbrojtjen e perbashket ndaj ekstremizmit te djathte ne nxjerrim konkluzionet e deficiteve organizative qe jane bere te njohura tha ministri.

Struktura organizative e qendres ka arsye historike

Konstrukti i komplikuar i Qender mbrojtese ne dy vende ka nje arsye historike I ashtuquajturi rregulli i ndarjes se policise dhe sherbimit sekret ne Gjermani ndalon dhenien e pakufizuar te informacioneve te sherbimeve sekrete policise dhe anasjelltas apo edhe lidhjet e tyre organizative. Ne kete menyre krijuesit e Republikes Federale kane dashur te pengojne marrjen e pushtetit te pakufizuar nga policia politike sekrete pas pervojes se hidhur me sherbimin sekret shteteror Gestapo ne regjimin e Hitlerit.

Edhe ne qendren e perbashket te mbrojtjes nga ekstremizmi i djathte do te vazhdoje te zbatohet ky rregull tha presidenti i organit per mbrojtjen e kushtetutes Heinz Fromm i cili e pershkruan shume thjeshte ne kete menyre Policia ka te drejte ti beje te gjitha por nuk ka te drejte ti dije te gjitha. Ne lejohemi ti dime te gjitha por nuk lejohemi ti bejme te gjitha. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Brendshem gjerman Hans-Peter Friedrich ne konferencen per shtyp

Fromm mendon se kjo ndarje strikte qe behet ne Gjermani ndryshe nga kudo tjeter nuk ka kuptim vetem per shkak te arsyeve politike. Ajo eshte e favorshme edhe per mbrojtjen e burimeve ndryshe do te ishte e veshtire qe per shembull te fitoheshin informatore nga skena ekstreme e djathte.

Autor Bernd Grler/ Aida Cama

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›