Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut organizon një program tw ri edukativ Leksione edukimi për të dënuarit e mitur Të mitur, shkelës të ligjit, të dënuar, por jo të përjashtuar nga mundësia për
01/12/2009 Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut organizon një program tw ri edukativ
Të mitur, shkelës të ligjit, të dënuar, por jo të përjashtuar nga mundësia për arsimim dhe edukim - ky është fati i dhjetëra të miturve që vuajnë dënimin në burgun e ri të Kavajës, ku së fundi po organizohen disa aktivitete edukuese për të dënuarit e mitur. Në misionin “Aftësim për integrim”, me mbështetjen financiare të fondacionit “Vodafone Albania”, Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut po organizon një program edukativ të ri gjithëpërfshirës nëpërmjet ndërtimit të aftësive për punësimin të të miturve të dënuar.
Kjo sipërmarrje po realizohet përmes adresimit të aftësive arsimore dhe argëtuese të të miturve, me qëllim që t’u ofrojë atyre shprehi praktike për të rritur perspektivën e punësimit pas lirimit të tyre. Qendra për të Drejtat e Njeriut po realizon një cikël aktivitetesh të ndara në tri grupe për këta të mitur të dënuar: pjesa e parë ka të bëjë me trajnimet mbi njohuritë kompjuterike, ku të miturit marrin njohuritë bazë mbi programet e tij. Ndërhyrja e dytë bëhet përmes tryezave të rrumbullakëta mbi edukimin qytetar. Aktiviteti i tretë praktik është ofrimi i mësimeve për gjuhën angleze. Gjatë kësaj javë këta të mitur të dënuar u vunë në qendër të diskutimeve dhe reflektimeve, duke i bërë të diskutojnë hapur për një temë të ndjeshme për të dënuarit, “Të drejtat dhe përgjegjësitë tona”. Përmes ushtrimeve individuale dhe në grup aktiviteti synon të ofrojë njohuri dhe informacion për të rinjtë shkelës të ligjit, mbi të drejtat dhe përgjegjësit që ka secili për veprimet që kryen. Pritet që kjo të ndikojë në reflektimin e tyre ndaj shkeljes së kryer dhe ndryshimeve pozitive në sjelljen dhe mendësinë pas dënimit. Projekti, që do të vazhdojë deri në janar të vitit 2010, do të kontribuojë, ashtu siç bëri në fazën e parë më të miturit që kryejnë dënimin në burgun e Vaqarrit, në aftësimin arsimor, edukativ dhe praktik të të dënuarve. Kjo do t’i mundësojë ata që me mbarimin e dënimit të kenë një formim bazë qytetar dhe aftësi primare për t’u riintegruar pas kryerjes së dënimit.