Tunelet, investimi gjigand që po shkon dëm
01/12/2009 Një qytet tjetër brenda Durrësit. U ndërtua për të mbajtur popullsinë në rast katastrofash
DURRES- Dhjetë tunele gjigande të ndërtuara në periudhën e Luftës së Ftohtë kanë mbetur jashtë çdo kujdesi në Durrës duke sakrifikuar rrënimin e tyre. Në mesin e objekteve nëntokësore të ndërtuara në 10 vite me një kosto disa milionë dollarë janë edhe objekte të rëndësishme që mund të vendosen në gjendje pune me fare pak investim.
Nëntoka
Një spital i papërfunduar për 500 shtretër, salla kirurgjie, mjedise analizash e laboratori dhe dhoma për administratë e për mjek janë lehtësisht të mundshme për tu përshtatur edhe sot pas 20 vitesh kohë nga lënia në harresë e tyre. Ish-shefi i emergjencave civile në Durrës për periudhën 1980-1991, kohë kur ka nisur ndërtimi i Durrësit nëntokësor për qëllime strategjike dhe emergjenca civile ka thënë se tunelet e mëdha janë ndërtuar duke respektuar me shumë korrektësi projektet dhe teknologjinë e kohës. Gjatë periudhës paskomuniste është investuar në miliona lekë e dollarë për rikonstruksione të objekteve me karakter social, kulturor, arsimor, shëndetësor dhe për situata emergjente, ndërsa tunelet gjigande që kanë konsumuar plot 10 vite kohë dhe qindra e mijëra krah punë janë lënë mënjanë duke u rrënuar. Përgjithësisht këto tunele që janë ndërtuar nën këmbët e kodrës të njohur me toponimin Vila e Zogut, në afërsi të kodrës së Kokomanëve, pranë lagjes “Stani”, përballë komandës së marinës si dhe tek ish-reparti i tankeve janë ruajtur të pacenuara. Bashkia e Durrësit, prefektura dhe qarku në Durrës kanë pohuar zyrtarisht se këto objekte shumë të rëndësishme dhe që kanë konsumuar miliona orë pune dhe fonde të pallogaritshme nuk janë as inventar i tyre dhe as nën kujdesin institucional të institucionit lokal. Madje fare pak nga këta pushtetar apo edhe të tjerë që kanë kryesuar qeverisjen vendore kanë pasur dijeni për ekzistencën e tuneleve të tilla, kurse të tjera drejtues edhe sot nuk orientohen se ku gjenden këto strehime dhe objekte. Për të ngritur këto objekte në zemër të kodrës kryesisht perëndimore të qytetit bregdetar të Durrësit është punuar me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes për 10-11 vite. Ndërtimi ka nisur në vitin 1980 dhe është ndërprerë në vitin 1991, me përmbysjen e sistemit diktatorial të regjimit komunist.
Një qytet më vete
Në harkun kohor të 10 viteve në Durrës janë ndërtuar dhjetë tunele shumë të mëdha dhe që mendohej të shërbenin për strehim të popullsisë civile në rast lufte apo katastrofë natyrore, spital civil e ushtarak, vendstrehim për komandën ushtarake e mjekët së bashku me të gjithë infrastrukturën e tyre, fabrikën e blojës së grurit e misrit së bashku me fabrikën e bukës, “vathë” për më shumë se 3000 krerë bagëti, magazina të depozitimit të ushqimeve dhe veshmbathjeve etj. Sipas shefit të emergjencave civile për atë periudhë në Durrës, Lutfi Shehu “gjithçka ishte llogaritur për ti bërë ballë edhe luftës, edhe katastrofave duke mos paralizuar aktivitetin jetësor në qytet”. Specialistët që kanë zbatuar projektet e tilla kanë thënë se qyteti do të transferohej në nëntokë dhe se me kushtet që afroheshin mendohej që jeta të mos ndiente mungesa themelore për 6 muaj për të gjithë popullsinë e qytetit. Për ndërtimin e këtyre objekteve të rëndësishme është përdorur hekur dhe beton i cilësisë më të mirë duke garantuar para së gjithash jetën e njerëzve që strehoheshin nën tokë. Më shumë se 80 inxhinierë janë aktivizuar në këtë proces të cilësuar me rëndësi tepër strategjike dhe deri sekret për opinionin qytetarë, ndërkohë që kjo kategori e specialistëve vinin pasi kishin fituar përvojë në ndërtimin e hidrocentraleve të tillë si në Fierzës, Ulëz, Shkopet, Bistricë dhe Koman.
Për koston e përgjithshme të të 10 tuneleve nuk ka ndonjë shifër konkrete, por mendohet se ndërtimi i objekteve për të strehuar një qytetet të tërë nën tokë dhe me të gjitha shërbimet e nevojshme për të mos ndërprerë aktivitetin jetik.
U parashikua dhe ndërlidhja ushtarake
Tunelet, spital për 500 shtretër
Të dhjetë tunelet kanë pasur misione të ndryshme dhe qëllim të njëjtë. Specialistët që kanë marrë përsipër të përfundojnë një nga një të gjitha këto objekte kanë investuar njohuritë dhe përvojën më të mirë të fituar në universitete dhe në terren. Më shumë se 200 punëtorë janë bërë pjesë e një ndërmarrjeje të tërë ndërtimi, kantieret e së cilës transferoheshin sa në një vend në një tjetër. Tuneli më i madh është ai në lagjen “Stani” që futet në trup të Kodrës së Vilës për tu çarë në barkun e saj edhe gjashtë herë të tjera në krijimin e tuneleve anësorë. Pas tij renditet tuneli i komandës ushtarake dhe civile të vendit ndërtuar në Kodrën e Kokomanëve dhe sipas shefit të emergjencave civile të kohës thuhet se në të numërohen 85 dhoma që shërbenin për administratën dhe për ndërlidhjen. Një vëmendje i është kushtuar shërbimit mjekësor në raste lufte apo fatkeqësish njerëzore. Në të njëjtën vargëzim kodrinor, pranë repartit të tankeve është ndërtuar spitali. Sipas përllogaritjeve që janë bërë dhe studimeve deri në detaje është gjykuar që ky spital i madh i nëndheshëm të shërbejë për 500 pacientë, me sallë analizash, infektiv, kirurgji, pediatri, shtëpia e nënës dhe fëmijës etj. Sot ky tunel thuhet se mund të përshtatet lehtësisht, pasi kërkon fare pak investime për rrjetin hidraulik e atë elektrik si dhe aspirimin bashkëkohor. Vetëm ndërtimi i këtij objektivi të nëndheshëm thuhet se duhet të ketë kushtuar tek afro 8 milionë lekë të asaj kohe, shumë e cila po të konvertohet në kursin e sotëm mund të kap shifrën e 150 mijë dollarëve. Spitali ashtu si dhe të gjitha objektet e tjera të nëndheshme janë mbyllur me derë të betonte dhe në të nuk futet e as nuk del askush. Specialistët thonë se spitali për të cilën bëhet fjalë tek ish-reparti i tankeve duhet hapur për qëllime civile, pasi ka të gjitha mundësitë e përshtatjes. Tuneli spital si dhe të gjithë tunelet e tjera janë llogaritur të përballin pa u dëmtuar edhe sulmin me bombë atomike. Për shkak të pozicionit shumë të mirë në mes dy kodrave spitali mund të shërbejë si qendër shumë e mirë kurative pasi ajri është i pastër dhe rrihet nga era e detit. Këto nuk janë të vetmet objekteve të nëndheshme që kanë mbetur jashtë kujdesi. E njëjtë është gjendja për tunelin e depozitimit të ushqimeve magazinë, e cila ka nisur të dëmtohet për shkak të mosvënies dorë, ndërsa tuneli i llogaritur për mbajtjen e bagëtive dhe ai për fabrikën e bukës kanë pësuar shembje anësore dhe në brendësi. Janë dhjetëra e qindra metër katror tunel të nëndheshëm që mund të shfrytëzohen edhe sot për qëllime civile, por të lëna pa kujdestari dhe jashtë çdo lloj inventari ato janë dëmtuar jo pak. Në një pjesë të tyre persona të ndryshëm kanë hyrë në kohë të ndryshme dhe të pavëzhguar nga askush duke marrë që andej tel, hekur, kabull, materiale të ndryshme më së shumti për skrap.