E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendra e Durresit do te shnderrohet ne ekspozite

Kryetari i Bashkise se Durresit Vangjush Dako u shpreh dje per Standard se objekti qe po ndertohet ne shkallet e xhamise kryesore te qytetit te Durresit do te sherbeje si ekspozite por ne asnje menyre per te manifestuar piktura e skulptura nudo - duke u treguar i vendosur kur ka treguar projektin qe po zbatohet ne qendren e qytetit fare prane xhamise. Dako tha se Bashkia e Durresit po dergon drejt perfundimit fazen e rivitalizimit te sheshit Iliria vendi prane bashkise prefektures qarkut e teatrit Aleksander Moisiu ne gjysmen e pare te muajit shkurt perfundojne te gjitha punimet e parashikuara. Bashkia ka dhene 100 milione leke me ane te te cilit eshte bere e mundur ndertimi i nje shkallare. Ky investim ka prekur te gjithe gjatesine nga skaji verior i godines se prefektures deri ne vendin kur dikur ka qene porta hyrese per ne qytetin antik mur qe tani ndan rrugen Tregtare me godinen e Bashkise se Durresit. Ne perfundim eshte edhe pjesa e objektit nen xhami qe do te sherbeje si ekspozite e galeri arti por jo per piktura e skulptura nudo ngase gjendet prane nje objekti kulti. Per shume vezhgues dhe kritike te sferes se artit e te kultures ekspozita qe po ndertohet mund te shfrytezohet edhe per qellime te perballjes se rrymave te ndryshme te artit duke mos lene menjane edhe nudizmin. Por bashkia eshte treguar e kujdesshme duke mbajtur ne kete rast qendrim te prere per te mos zemeruar pjesen e besimtareve. Dako tha se godina njekateshe e cila nis prane prefektures e perfundon atje ku jane themelet e bashkise do te jete nje ambient qe do te perdoret per qellime sociale dhe kulturore. Dako i ka bere thirrje artisteve durrsake dhe artisteve te tjere qe te jene pjese ne nje konkurs nga i cili do te perzgjidhen punimet qe do te ekspozohen ne keto ambiente. Me se shumti ambientet do te jene nje galeri arti me piktura e skulptura. Kryetari i bashkise Dako tha se pas ketyre punimeve do te jete gati zbatimi i projektit te qendres per fazen e dyte. Ne kete faze parashikohet te ndryshoje i gjithe sheshi para nderteses se bashkise. Shatervani qe sot gjendet perballe Bashkise dhe prane lulishtes do te qendroje edhe disa muaj per tu zevendesuar nga nje tjeter shatervan por ne nje forme tjeter. 5 milione euro mendohet te shkoje rivitalizimi i sheshit per ta transformuar qendren e qytetit ne nje njesi moderne ne kendveshtrimin e urbanisteve dhe arkitekteve - perfundoi Dako.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›