E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon PDU Trillimet e Nikolas Geixh si ato te Dik Martit

Idrizi hedh poshte pretendimet e Geixh mbi camet dhe regjistrimin e popullsise dhe denon individet qe ishin pjese e takimit ku u fol per Vorio Epirin

Deklaratat e nje dite me pare te Nikolas Geixh kane hasur ne reagimin e djeshem te Partise Drejtesi dhe Unitet. Kryetari I PDU-se z. Shpetim Idrizi deklaroi se Geixh ashtu si Dik Marti tenton te barazoje vrasesin me viktimen e madje qe te nxjerre viktimen si vrases.

Nikolas Gaxojanis deklaroi se popullsia shqiptare e Camerise u perndoq per bashkepunimin e vete me nazistet dhe si pasoje duhet te rreshtohet ne 14 milione bashkepunetoret e tjere te nazizmit qe u perndoqen nga trojet e tyre. Partia Drejtesi dhe Unitet dhe une personalisht i bej thirrje Nikola Gaxojanit te prese deri diten e diel kur festohet pervjetori i themelimit te Batalionit Cameria pjese e Ushtrise Antifashiste Nacional-Clirimtare ku merrnin pjese me shume se 700 shqiptare nga Cameria. Nese nuk pret dot atehere le te konsultohet me arkivat greke per Batalionin IV Ali Demi te ELAS-it grek qe permbante 800 cam te tjere ne radhet e saj e qe luftuan perkrah grekeve ne luften per clirimin nga nazizmi ndash tha z. Idrizi.
Sipas tij deklaratat e Geixh tentonin qe te krijonin percarje mes shqiptareve dhe grekeve e sidomos me anetaret e minoritetit grek me te cilet sipas z. Idrizi ekziston nje bashkejetese vellazerore.
Faktet flasin qarte por Gaxojanis nuk mund ti shohe ato. Ai luan te njejtin rol me Dik Martin qe fajeson viktimen per krimin e fajtorit te pafajshem. Deklaratat e kryera ne zemren e minoritetit grek jane fyese. Sepse ne batalionin Cameria qe feston pervjetorin e vete diten e diel krahas 700 shqiptareve te Camerise kane luftuar edhe 60 anetare te ketij minoriteti ne vendin tone. Gaxojanis sikurse edhe shume manipulues te tjere qe deklarojne se kane mbeshtetjen apo votat e vellezerve tane minoritare tenton qe te zhbeje historine per te shpifur mbi kombin shqiptar dhe per te prishur marredheniet mes nesh ndash tha Idrizi.
Ai shtoi se eshte absurde se si mund qe grekomanet te pretendojne se shqiptaret e Camerise qe krijuan dy batalione te forcave antifashiste nga kater qe vepronin ne gjithe zonen veriperendimore te Greqise me nje force totale prej me shume se 1500 vetash ishin kolaboracionist. Eumlshte edhe me absurde kur mendon se ne Greqi numri total i kolaboracionisteve ishte 80 mije sipas vete burimeve greke. Per te mos folur qe denimi qe Greqia u beri kolaboracionisteve greke ishte qe femijet e tyre ti bente kryeministra si rasti i Georgios Ralis Kryeminister ne vitin 1980 ne Greqi i biri i Ioanis Ralis kryeministri i regjimit kuisling nazist te Greqise ndash tha Idrizi duke perfunduar se u debuan dhjetera mijera shqiptare te Camerise u vrane 3200 persona dhe po aq vdiqen rruges nga uria dhe rraskapitja pjesa me e madhe e te cileve gra femije dhe pleq. Ne kete absurditet dua te pyes z. Geixh Po babai im qe u debua ne moshen 2-vjecare nga Cameria ishte kolaboracionist
Idrizi foli edhe mbi termin Vorio Epir qe Geixh permendi gjate takimit duke denuar edhe anetaret e takimit. Ky njeri abuzon me mikpritjen tone dhe na provokon ne token tone me koncepte te sajuara te kuzhines ushtarake greke te shekullit te 19 sic eshte koncepti i Vorio Epirit. Ky njeri kerkon qe te gjallerohet kjo ndjenje ne shekullin e 21. Shikoni sa anakronik eshte ky personazh i pakorrigjueshem ne vepren e vet keqberese Eumlshte per te ardhur keq dhe per te denuar fakti qe konceptet e Vorio-Epirit i paraqiste perpara personazheve me poste zyrtare ne qeverisjen e vendit si kryetarja e Komitetit Kombetar te Minoriteteve znj. Bezhani apo perfaqesues te nje partie politike qe deshiron te hyje ne arenen politike vendase ndash tha kreu i PDU-se.
Per sa i perket regjistrimit te popullsise Idrizi tha se jane pikresiht fenomene si Nikolas Geixh qe e pengojne kete regjistrim dhe kerkoi qe i njejti regjistrim te kryhet edhe ne Greqi. Meqe ky njeri vjen dhe na meson per regjistrimin e popullsise ne Shqiperi do doja qe te me ndihmonte dhe mua qe te vija ne Greqi e ti mesoja vendit te tij amtar si regjistrohet popullsia sipas parimeve qe na shpjegon Geixhi ndash tha Idrizi.
Sipas tij regjistrimi i popullsise mbi baza etnike dhe fetare mund te zhvillohet ne Shqiperi por vetem kur tipa si Gaxojanis te mos financojne mijera euro qe njerezit te deklarohen ashtu sic nuk jane. Vetem kur tipa si Gaxojanis te mos kercenojne me prerje te lejeve te qendrimit shqiptaret qe jetojne ne Greqi. Vetem kur tipa si Gaxojanis te mos mbushin autobuset me greke dhe hallexhinj te kercenuar qe te vijne dhe te deklarohen si grek. Vetem kur regjistrimi i popullsise te behet mbi etnine si fakt dhe jo etnine si deklarate personale ku cdokush mund te deklarohet marsian jupiterian amerikan kinez apo grek kur ne fakt eshte shqiptar ndash tha Idrizi duke kerkuar nga partite kryesore politike qe te bejne gjithcka qe te mos lejojne Shqiperine te bjere ne gjunje dhe qe hiena si Dik Marti apo Nikolas Geixh sic i cilesoi kreu i PDU-se te vijne dhe te kerkojne kufoma ne token tone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›