E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja dhe vasha e Teatrit urban

Drama e Ariel Dorfman Vdekja dhe vasha koproduksion nga Teatri Urban dhe Teatri Kombetar i Kosoves do te shfaqet ne Tirane me 6 shkurt. Me regji te Fatos Berishes ku interpretojne Yllka Gashi Shkumbin Istrefi Luan Jaha kjo shfaqje ka marre dy vleresime gjate 2010-es Me kete pjese aktorja Yllka Gashi u vleresua me cmimin Aktorja Me e Mire ne Festivalin Nderkombetar te Aktrimit ne Fier 2010 dhe me cmimin e pare per Inovacion teatror ne Festivalin Teatror Diber Maqedoni 2010. Vdekja dhe Vasha eshte drame psikologjike e autorit kilian Ariel Dorfman e cila eshte vene ne shume skena teatrale boterore. Mbi kete veper po ashtu eshte bazuar edhe filmi i regjisorit te mirenjohur Roman Polanski ne vitin 1994 ne te cilin luajne aktoret e njohur Sigourney Weaver Sir Ben Kingsley dhe Stuart Eumlilson. Ne versionin kosovar shfaqja eshte kamertale dhe ka numer te limituar te uleseve. Ne Vdekja dhe Vasha me regji te Fatos Berishes luajne aktoret e mirenjohur kosovare Yllka Gashi Shkumbin Istrefi e Luan Jaha. Shfaqja ka ne qender nje grua me nje te kaluar shume te dhimbshme e cila jeton mes se kaluares dhe te tashmes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›