Rexhepi:Do të jemi më aktiv në veri të Kosovës

Ministri i jashtëm i Kosovës Bajram Rexhepi thotë se zgjidhja për veriun do të bëhet në bazë të planit të Ahtisarit dhe se tashmë kjo çështje do të aktivizohet më shumë.
“Plani i Ahtisarit ofron nivelin më të lartë të të drejtave njerëzore etnike dhe prandaj ky plan duhet të realizohet në veri. Plani i Ahtisarit është bazë për kthimin e normalitetit në veri dhe nuk do të ketë shmangie” ka deklaruar Rexhepi
Rexhepi thotë se po presin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të bëjnë më shumë presion mbi Serbinë për largimin e strukturave ilegale në veri.
Sipas tij tani institucionet e Kosovës do të jenë më aktive në këtë pjesë të vendit.