Qendra e Lezhës në karantinë parkingjesh
Lezhë- Një lagje e tërë në qytetin e Lezhës është plotësisht e bllokuar. Në dy rrugët hyrëse të saj janë ngritur parkingje ccka bën të pamundur kalimin e makinave në brendësi të zonës. Kjo ka krijuar një shqetësim të madh për banorët por edhe për punonjësit e institucioneve që gjenden në këtë lagje.
Bëhet fjalë për lagjen “Besëlindja” në zemër të Lezhës, aty ku gjenden edhe disa institucione kryesore të qytetit, si Pallati i Kulturës. Prej muaj kjo zonë gjenden në karantinë, duke bërë të pamundur depërtimin e zjarrfikëseve apo ambulancave në rast nevoje për to.
Në dy rrugët kryesore që bëjnë lidhjen e lagjes me pjesën tjetër të qytetit janë ngritur parkingje. Madje në njërën anë janë vënë betone të mëdha të përhershëm.
Ky bllok banimi mbetet i rrezikuar në rast zjarri apo aksidenti tjetër natyror apo njerëzor, për shkak të moslëvizjes së automjeteve në brendësi të saj.