E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendra e Regjistrimit raporton zero falimentime

04/10/2010Gjate pjeses se pare te vitit jane hapur 9 mije biznese te reja

Lehtesite per permiresimin e klimes me biznesin

Qe prej tre vitesh kohe kur ka nisur te funksionoje Qendra Kombetare e Regjistrimit e deri ne pjesen e pare te vitit 2010 asnje biznes nuk ka falimentuar. Te pakten keshtu raportojne drejtues te Qendres Kombetare te Regjistrimit. Sipas te dhenave te ketij institucioni sa u perket falimentimeve apo mbylljes se bizneseve shifra qe nga dita e pare qe ka nisur funksionimi i QKR pra nga 3 shtator 2007 deri ne maj 2010 eshte zero falimentime. Gjithashtu nga te dhenat e Qendres Kombetare te Regjistrimit konstatohet se jane hapur mbi nente mije biznese te reja gjate 5 muajve te pare te ketij viti nje numer ky 28.4 per qind me i larte se ai i te njejtes periudhe te vitit te kaluar. Nga te dhenat per periudhen janar - maj 2010 rezulton se nga QKR-ja jane miratuar 8946 biznese te reja dhe duke e krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2009 konstatohet nje rritje prej 28.4 per qind. Po keshtu rreth 95 per qind e aplikimeve per ndryshim qe miratohen nga ky institucion jane aplikime per transferim aksionesh zgjerim kapitali etj gje qe tregon se biznesi ka nje dinamike. Per sa i perket ndryshimeve gjate 5 muajve te pare jane aplikuar ne kete institucion 9211 kerkesa per ndryshim dhe krahasuar me vitin 2009 ka nje rritje prej 39.7 per qind. Sa u perket cregjistrimeve ne QKR per periudhen janar -maj 2010 numri i tyre eshte ulur me 6.33 per qind duke e krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar- theksojne drejtues te ketij institucioni.

Funksionimi

Qendra Kombetare e Licencimit ka nisur aktivitetin e saj ne muajin shtator te vitit 2007. Ky institucion ka per detyre qe te permiresoje ndjeshem klimen per biznesin gje qe duket se e ka arritur tashme. Funksionimi i kesaj qendre eshte i lidhur ngushte me afatet e shkurtuara per hapjen e nje biznesi. Aktualisht ky institucion ben te mundur regjistrimin e subjekteve private brenda nje dite nga 47 dite qe duheshin me perpara duke kursyer kohe dhe para per bizneset.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›