E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetaret perdorin kartat bankare dhe bankomatet

04/10/2010Statistikat

Qytetaret kane shtuar ndjeshem perdorimin e kartave bankare per te terhequr para kartat e kreditit apo edhe bankomateve. Ne kete perfundim kane arritur ekspertet e Bankes se Shqiperise pasi kane analizuar te dhenat e sistemit bankar per pjesen e pare te vitit. Sipas analizes se BSH-se rritja e numrit te kartave eshte shoqeruar edhe me rritjen e numrit te bankomateve dhe pikave te shitjes elektronike. Keshtu me konkretisht ne fund te muajit qershor sistemi bankar kishte ne funksionim 761 bankomate me nje rritje prej 1.9 per qind krahasuar me fundin e vitit 2009. Ndersa numri total i pikave te shitjes elektronike arriti ne 4 680 te tilla me nje rritje prej 2.9 per qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2009. Gjithashtu sipas BSH-se ne rritje paraqitet edhe perdorimi i kartave te kreditit. Ne fund te muajit korrik numeroheshin mbi 27 mije karta krediti te leshuara nga sistemi bankar me nje rritje prej 11.7 krahasuar me fundin e vitit 2009. Te dhenat e Bankes se Shqiperise tregojne se ne gjashte muajt e pare te ketij viti numri i kartave bankare eshte rritur me 10.5 per qind dhe ka arritur ne rreth 644 mije te tilla. Pjesa derrmuese e kartave te dhena nga bankat ose rreth 96 per qind jane karta debiti qe sherbejne per te terhequr sasi te ndryshme parash nga llogarite individuale te klienteve te bankave te nivelit te dyte.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›