E Martë, 3 Nëntor 2026

Betlehemi i gjallë në Hajmel – 250 vullnetarë do të angazhohen në këtë ritual tradicional

Në Hajmel, 22 km larg nga Shkodra, pjesë e territorit që mbulon Bashkia Vau i Dejës po i presin Krishtlindjet me përgatitjet për Betlehemin e gjallë ku dhjetëra vullnetarë të krishterë do të angazhohen nga famullia e kësaj zone në organizimin e këtij rituali që simbolizonin vendin e lindjes së Krishtit.

Një prej organizatorëve Fra Gjon Shtjefni tregon si lindi ideja e organizimit. Vullnetarët e angazhuar e presin me dëshirë këtë ritual që mbahet prej 5 vitesh.

Pjesëmarrja e vizitorëve pritet të jetë e madhe. “Betlehemi i gjallë” do të mbahet në datat 26 dhe 30 dhjetor 2023 si dhe më 1 janar 2024.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›