BE Jo importit te naftes nga Irani
Në konfliktitin me Iranin për programin atomik, BE dëshiron ta vendosë udhëheqjen në Iran nën presion përmes një embargoje të naftës. Vendet anëtare parimisht kane rënë dakord për një ndalim importi të naftës, bënë të ditur diplomatët në Bruksel..
Ky veprim pritet të shpallet zyrtarisht në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE në fund të janarit.
SHBA, e cila kohët e fundit vendosi sanksione të reja ndaj Iranit, përshëndeti lajmin.
Irani ka hedhur poshtë kërcënimin e sanksioneve të reja dhe mohon pretendimet perëndimore se është duke u përpjekur për të zhvilluar një program për armët bërthamore.
Teherani ka mohuar gjithashtu se niveli i ulët i monedhës vendase këtë javë, ishte e lidhur me masat ndëshkuese të SHBA-ve ndaj bankave iraniane.
Të martën Franca kishte bërë thirrje për "sanksione më të rrepta" ndaj Iranit.
Megjithatë, edhe në qoftë se sanksionet do të miratohen në fund të muajit, mund të duhen disa muaj para se ato të implementohen.