E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëndra shpëton nga "telat" së shpejti

Burime nga bashkia bënë të ditur se këto punime, të cilat do të përfundojnë së shpejti, do të krijojnë një aks të qarkullimit të makinave përreth sheshit “Skënderbej”, si zgjidhje emergjente për situatën e rënduar të trafikut në Tiranë.

Punimet në shesh kanë filluar pasi plani urbanistik i Tiranës është vënë në studim dhe njëherë, që ky shesh të ketë një sistem funksional përfundimtarë afatgjatë.Aktualisht, administrata bashkiake, ka për qëllim të saj stabilizimin e trafikut tejet të renduar të Tiranës dhe për këtë arsye, po bën të mundur punimet dhe hapjen e sheshit “Skënderbej”  sa me shpejt dhe do të vendosë në dy anët e bulevardit kryesor dhe në të gjitha rrugët hyrëse në shesh, sinjalistikën për lëvizjen e trafikut.

Trafiku në Tiranë është një nga problematikat kryesore, për të cilën kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, e ka si një prej prioriteteve të tij, por zgjidhja e tij kërkon edhe projekte të tjera paralele, siç është ndërtimi i Unazës së Madhe, e cila do të shkurtojë ndjeshëm kohën e transportit dhe do të ndihmojë zhvillimin e lagjeve të Tiranës, duke i lidhur ato me një sistem modern transporti, ku ne një ndër nga premtimet e tjera të kryebashkiakut ka qenë dhe ndërtimi i një sistemi tramvaje për transportin publik.

Edhe Plani i ri Urbanistik, i cili do të jetë gati brenda 10 muajve, konsiderohet  i rëndësishëm për zhvillimin afatgjatë të qytetit./L.Ferhati/Start.

                                                                                             2011-09-24 11:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›