E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendrimi Berisha pritet te refuzoje paktin kombetar te PS-se

10 pikat Kryeministri mesohet se ka kontestime me kerkesat e Edi Rames per prokurorine

Kryeministri Sali Berisha pritet te flase sot zyrtarisht per paketen me 10 propozime qe opozita ia ka drejtuar ne formen e nje pakti kombetar per ti hapur rrugen integrimit. Burimet bejne te ditur se ne nje dalje per mediat kreu i qeverise do te jape edhe qendrimin zyrtar te PD-se per kete pakete e cila pritet te refuzohet pjeserisht nga kreu i qeverise. Refuzimi i nje pjese te paketes lidhet kryesisht me rolin qe kreu i opozites Edi Rama i ka kerkuar te marre politikes ne raport me punen e Prokurorise se Pergjithshme per disa ceshtje te rendesishme qe pritet te ndiqen nga organi i akuzes. Keshtu Berisha pritet te refuzoje ashper edhe piken e propozuar nga Rama per sa i perket kerkeses qe palet duhet ti bejne prokurorise per te ndjekur ceshtje si Gerdeci dhe tregtia e armeve te cilat permenden ne kabllogramet e bera publike nga Wikileaks si rezultat i kontakteve te ish-ambasadorit amerikan me zyrtare ne vend. Burimet bejne te ditur se Berisha gjykon se kabllogramet e Wikileaks-it nuk perbejne baze per hetime dhe nisur nga ky kendveshtrim paketa e propozuar nga socialistet nuk mund te pranohet ne menyre integrale nga demokratet. Po keshtu kerkesat e Edi Rames per rritjen e presionit te politikes ndaj organeve te drejtesise per ceshtje qe lidhen me vrasjen e ish-deputetit te PS-se Fatmir Xhindi dhe po keshtu nje kryetari komune i cili ka qene i zgjedhur nen siglen e PS-se pritet te shikohen me skepticizem nga ana e demokrateve te drejtuar nga Berisha. Nje tjeter ceshtje qe duket se do ta thelloj ndasine e paleve eshte edhe kerkesa e Rames per nje hetim me te thelluar te ngjarjeve te 21 janarit nga te cilat humben jeten kater qytetare perpara gardhit te godines se Keshillit te Ministrave. Te vetmet pika qe demokratet pritet te konsiderojne si te zbatueshme jane ato qe lidhen me shprehjen e vullnetit te perbashket te paleve per te punuar bashke per reformen zgjedhore dhe po keshtu edhe per reformen parlamentare e cila eshte kerkuar me ngulm nga PS-ja. Pak dite me pare kreu i PS-se Edi Rama ne emer te punes se perbashket qe palet duhet te bejne per procesin e integrimit theksoi se PS-ja per te dhene konsensusin per votimet e ligjeve qe kerkonin tre te pestat ne Parlament kerkonte angazhimin e demokrateve ne 10 pikat qe ajo i konsideronte si te rendesishme. Ne kuader te rekomandimeve edhe te nderkombetareve Edi Rama i konsideroi keto pika si nje pakt kombetar zbatimi i te cilave mund ta shpetonte vendin nga stanjacioni per sa i perket procesit te integrimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›