E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fletët e 8 majit, PS: Kundër vendimit për djegie

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos sot per hapjen e kutive dhe asgjesimin e fleteve te votimit te 8 majit, nderkohe qe opozita ne komision eshte kunder vendimit.

Projekt vendimi, Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore, të përdorura për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 08 Maj 2011, sipas rendit te dites te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ka nisur shqyrtimin ne mbledhjen e sotme.

Ne thelb projekt vendimi përcakton pastrimin e kutive të materialeve zgjedhore por edhe atyre të fletëve të votimit.  Sipas draftit qe kerkon vetem nje miratim me kater vota, KQZ do të vërë në dispozicion rreth 1 milion e 800 mijë lekë për këtë proces që pritet të zgjasë 60 ditë. Fondi do të destinohet për lëndën djegëse dhe pagat e punonjësve që do të zbrazin kutitë e fleteve dhe materialeve.

Projekt vendimi eshte kundershtuar nga avokatët e Partisë Socialiste në KQZ, te cilet e quajne ate te parakohshëm përsa kohë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka një kallëzim penal të bërë nga socialistët ku objekt hetimi janë pikërisht fletët e votimit të cilat do të digjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›