LSI PD dhe PS te mos na perjashtojne nga marreveshjet
Levizja Socialiste per Integrim permes nenkryetarit te saj njekohesisht ministrit te Shendetesise Petrit Vasili u beri thirrje dy partive te medha qe te mos benin marreveshje te fshehta ne emer te integrimit. Ne kete menyre Vasili kerkoi nga dy partite e medha PD dhe PS qe te mos e linin jashte diskutimeve per ndryshimet ligjore LSI-ne e cila per sa i perket numrit te deputeteve konsiderohet si partia e trete ne vend. Pakti kombetar per integrimin nuk mund te jete ne asnje rast nje mundesi per realizimin e interesave te ngushta partiake per vendosjen e kushteve te njeanshme nuk mund te jete mundesi per realizimin e interesave te ngushta te individeve apo per kontrollin e njeanshem politik te institucioneve kerkoi Vasili. Sipas tij marreveshjet politike mes paleve nuk mund te zevendesojne shtetin ligjor dhe bazat mbi te cilat ai funksionon. Sipas ministrit te Shendetesise ne procesin e reformave duhet te perfshihen te gjitha partite politike te cilat ne fakt perfaqesojne edhe shtresa te ndryshme te qytetareve ne vend. Nuk mund te zevendesohet veprimtaria kushtetuese dhe e shtetit ligjor me marreveshje politike qe dalin mbi to dhe qe synojne realizimin e shtetit te partise ne vend te shtetit ligjor te drejte te barabarte per te gjithe shtetasit pavaresisht preferencave politike apo ideologjike te tyre theksoi Vasili ne nje deklarate per mediat.