Po vazhdojnë hetimet për shpërthimin e mbrëmshëm afër ndërtesës së ICO
Prishtinë -Autoritetet kosovare vazhdojnë hetimet intensive lidhur me shpërthimin pranë selisë së Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë. Sipas zëdhënëses për shtyp të Policisë së Kosovës, Sabrie Kamberi, hetimet për rastin e mbrëmshëm janë duke vazhduar intensivisht por ajo tha se ende nuk ka persona të dyshuar dhe nuk dihen motivet e këtij sulmi. Në anën tjetër vetë Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) thotë se nuk do merret me këtë punë pasi që ata i besojnë tërësisht Policisë së Kosovës.