Anëtarët e KS kundër rezolutes serbe

Shumica e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e kanë kundërshtuar rezolutën që Serbia e dorëzuar nga Serbia në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shkruan gazeta “Blic”, bazuar në burimet e saja diplomatike.
Fuqitë e Mëdha, sidomos shtetet si Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë vlerësuar se teksti i rezolutës serbe është i papranueshëm pasi në të thuhet se Serbia dhe Kosova duhet të vendosin “dialog për të gjitha çështjet e hapura”.
Sipas këtyre vendeve, siç shkruan “Blic”, të cilat e kanë njohur ndër të parat pavarësinë e Kosovës, është dashur të specifikohet se bëhet fjalë për “bisedime për çështje teknike” e jo për të “gjitha çështjet e hapura”.
Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, dhe se nuk mund të ketë bisedime për statusin e saj”, citon e përditshmja serbe “Blic” diplomatë pranë pallatit të qelqtë në Nju Jork.
Një ditë më parë Serbia ka dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së tekstin e rezolutës së re për Kosovën, ku nuk përmenden negociatat për statusin, por theksohet se “ndarja është mënyrë e papranueshme për të fituar Kosova sovranitetin territorial”.
Azhornuar së fundi ( e enjte , 29 korrik 2010 )