E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obsesioni diplomatik Ilir Mirena

Nga gjuha qe eshte perdorur ne letren te cilen Ambasada e Kosoves ne Rome ia ka derguar nje shteti qe e ka njohur pavaresine e Kosoves kuptohet se Ministria e Jashtme e Kosoves nuk i ka punet mire me stafin diplomatik qe e ka shperndare neper bote.
Mbi menyren se si eshte shkruar dhe permbajtjen e letres se Ambasadorit ne Rome eshte humbje kohe te komentohet. Jam i sigurt se me mire e me me marifet do te ishte formuluar nga secili student i UP’se qe sapo ka nisur ta studioje anglishten. Meqe ndodhej ne Rome, toni urdherues i letres te shtyn te dyshosh se perfaqesuesi yne e ka ngaterruar veten me Konsujt e Romes se lashte per te shperndare urdhra dhe detyra neper provincat e skajshme te Perandorise!
Nuk eshte vetem ambasada jone ne Itali nje rast i izoluar qe i fut institucionet tona ne keso gjendje te sikletshme e te turpshme. Jo me e mire eshte situata me shumicen e ambasadave tona. Lajmet per sjelljet dhe levizjet ekscentrike te disa prej ambasadoreve, prej atyre absurdeve e deri tek ato te njerezve pa edukate, shpejt mberrijne ne Prishtine. Menjehere ato transformohen ne barsoleta per t’u bere pjese e pandashme e harese se tavolinave te kafeneve te kryeqytetit. Shume te tilla i kam degjuar personalisht.
Sjellja e ambasadoreve tane, sjellja e Ministrise se Puneve te Jashtme qe nuk ua terheq veshet, dhe krejt keto situata komike, mund ta kene burimin tek nje keqkuptim i madh mes nesh, te cilin e kam te veshtire ta kuptoj.
E kam fjalen per fascinimin dhe dashurine tone kolektive e te kamotshme qe kemi per profesionin e diplomatit ne njeren ane, dhe mungesen e dijenise ne praktikumin e tij, ne anen tjeter. Cuditerisht, ekziston nje bindje e pergjithshme nder ne se na shkon shume ndoresh diplomacia.
Fjalen “ambasador” sefte ne jeten time e kam mesuar duke e lexuar ne cep te atyre batanijeve qe mbanin firmen: “Ambasador, Ohrid”. Kane qene te ngrohta. Ngrohtesia e tyre ndoshta eshte burimi i joshjes sone ndaj profesionit te ambasadorit. Perpos batanijeve te Ohrit, te shpeshta kane qene situatat me te cilat jam ndeshur, ku futej qofte fjala “diplomat” a “ambasador”. Logoja e aparatit te pare televiziv ne shtepine tone ishte “Diplomat, Ei Nis”, me ate rroten rraplluese per nderrimin e kanaleve. Disa nga modelet me te avancuara quheshin “Ambasador, Ei Nis”. Nese qellonte qe dikush te vishej pak me me shije e salltanet, thuhej se “ishte veshur si ambasador”. Ky ishte maksimumi estetik qe dikush mund te arrinte ne pamjen e tij te jashtme. Por, kjo fjale ishte percaktuese edhe per zhdervjelltesine sociale. Ndonje plak a individ me finok qe ia dilte ne situata te komplikuara, pershkruhej kesisoj: “Eshte diplomat, te con me pi uje e te kthen pa pi”.
Me vone, si student i Juridikut ne Prishtine, me kujtohet nami qe kishte profesori i se Drejtes Nderkombetare, Zejnullah Gruda. Te gjithe profesoret ishin ne njeren ane, ndersa Gruda ne anen tjeter. Respektin dhe misteriozitetin nuk ia sillte libri qe kishte botuar, e qe ende mbetet nder librat me te mire te kesaj fushe nga autore shqiptare, por fakti se kishte sherbyer diku ne vendet latine si ambasador i ish-Jugosllavise. Shprehjen konstante te fytyres se tij, gati ne te qeshur, ia atribuonin profesionit te tij. Diplomati gjithmone qesh!

Ka shembuj edhe me taze.
Para pak kohesh e kam lexuar nje interviste te deputetes sone Rita Hajzeraj. Mes tjerash, ne disa nga ato pyetjet femijerore ajo ishte pergjigjur se familja e saj ka tradite diplomatike. A njihni ndonje diplomat nga Istogu? Une s’kam kujtese aq brilante. Nejse. Me tej, duke treguar pa te keq se nuk ishte zombi e urdhrave te profesoreve aty ky studionte, ajo krenohej se jashte listes se atyre pak librave qe u kishin dhene profesoret per te lexuar, ajo kishte mundur te lexonte - kend tjeter perpos me te famshmin dhe te vetmin liber te preferuar prej studenteve te shkencave politike, dua-te-behem-diplomateve dhe politikaneve – librin “Diplomacia” te Henry Kisinxherit.
Ky liber ka marre trajtimin e shenjte, njefare talismani per gjithe te permendurit me siper. Vetem se nuk e di cili eshte me i lexuar sot ne Kosove, Kisinxheri a Xhemajl Obria. S’ka rendesi, se tek e fundit qe te dy ishin diplomate. Zgjidhnin konflikte. Eshte irrelevante se sa e gjere ishte sfera e ndikimit te tyre.
E bera gjithe kete digresion ne keto dite vere sa per te treguar qasjen tone te cuditshme, fijet qe na lidhin, dhe krejt obsesionin tone kolektiv ndaj ketij zanati te zorshem. A nuk jane tregues i magjepsjes sone ata qindra kandidate qe kishin konkurruar per 10 perfaqesite e para diplomatike te Kosoves? Pa renduar askend ne profesionin e tij, me duket se mes aplikanteve ka pasur edhe taksiste. Ka mundesi qe shume nga ambasadoret tane drejt posteve te tyre te jene yshtur nga nostalgjia e koherave jugosllave.
Por, te jesh ambasador i nje vendi te vogel si Kosova duhet te jete detyre tejet monotone. Qe diplomatet tane te mos ndjehen te merzitur, Ministria e Puneve te Jashtme duhet t’ua pershkruaje tejet sakte detyrat. Se pari, atyre u duhet ndaluar te merren me diplomaci. Per ta, lobimi per njohje duhet te jete rreptesisht i ndaluar. Krejt e dime kush jane buldozeret e njohjeve te shtetit te Kosove. Qe te lirohen nga kjo barre e rende per kapacitetin e tyre, ne pershkrimin e detyrave atyre u duhet caktuar se mund dhe duhet te jene vetem ne sherbim te diaspores sone.
Mund te mbajne emrin “ambasador”, te degustojne vere e kaviar, por teknikisht ata duhet te jene sherbime ofiqarie per diasporen tone. Mergimtareve tane aty do te duhej ofruar te gjitha sherbimet, prej nxjerrjes se certifikatave e deri tek organizimi i votimit per ata qe s’mund te votojne ne Kosove.
Perndryshe, krejt ky keqkuptim i madh qe ekziston mes nesh dhe kuptimit te berjes se diplomacise, gjithmone do te prodhoje skandale si ky me letren urdheruese. MPJ duhet ta nise disiplinimin e perfaqesuesve tane.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›