OSBE, Soares: Opozita të kthehet në Kuvend
Gjatë diskutimit në Vjenë, Presidenti i Asamblesë së OSBE-së, Zhoao Soares theksoi se OSBE-ja mbështet pa asnjë hezitim raportin e OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri dhe se është e rëndësishme të deklarohet se deputetët e zgjedhur duhet të hyjnë në Parlament.
“Unë kam pasur kënaqësinë të jem në Tiranë me zotin Roberto Baratoli dhe dje pas mbërritjes sonë në Vienë patëm bisedime me Edi Ramën, Kryetarin e Opozitës Socialiste në Shqipëri dhe kolegen Arta Dade, e cila ende nuk ka hyrë në parlament. Unë mendoj se duhet të bëjmë një deklaratë, zonja Topalli tha se mund të prisnim , zonja Dade tha gjithashtu se mund të presim. Por pas bisedimeve që patëm me kolegë të tjerë, ne jemi të gatshëm dhe të interesuar ta bëjmë një deklaratë. Ne kemi dëgjuar idetë tuaja mbi këtë çështje dhe mendoj se duhet të kemi një deklaratë të qëndrueshme dhe të formuluar me kujdes, për arsye se disa nga problemet janë të qarta për ne këtu; e para: Ne japim mbështetjen tonë të plotë pa asnjë hezitim raportit të bërë nga misioni ynë vëzhgues zgjedhor, Alce Hastings dhe Wolfgang Grossruck”, theksoi Soares në fjalën e tij.
Ai shtoi se duhet të ngrihet një komision hetimor, por ka theksuar se ky komision duhet të zbatojë ligjet në fuqi. “Pra, nëse kjo do të ndodhë nesër ose më pas, ne nuk mund ta dimë, por ne duhet të dalim me një deklaratë të qartë”, theksoi kreu i Asamblesë.
Unë do t’ju kërkoja të gjithëve-vijoi ai- të mbështetni dhe të kontribuoni në këtë deklaratë dhe jo duke u bazuar në spekullime, por duke u bazuar në vëzhgimet tona dhe të Alce Hastings dhe Wolfgang Grossruck, të cilët kanë qenë në terren. Kjo do të kontribonte në demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri. Pavarësisht nga pikëpamjet tona politike, ne mendojmë se është shumë e rëndësishme të tregojmë mbështetjen tonë dhe të tregojmë një herë e mirë se me kemi besim tek ky proces.