VIDEO/ Policia hedh ujë drejt protestuesve, një grup të rinjsh qëndrojnë përballë autobotit, efektivët thirrje: Mos provokoni! Lironi bulevardin
Një grup të rinjsh po qëndronin përballë autobotit të ujit dhe FNSH përpara Kryeministrisë, teksa kishin vendosur edhe gurët dekorativë para policisë.
Policia herë pas here ka bërë thirrje që fëmijët dhe të rinjtë të largohen nga aty dhe të mos provokojnë policinë.
Në një moment efektivët hodhën ujë për të larguar nga aty të rinjtë, të cilët u kthyen sërish dhe hodhën dhe gurë në drejtim të policisë.