VIDEO- Përleshje dhe përplasje fizike mes deputetëve të PS dhe PD, ndërhyn Garda! Çfarë ndodhi në pak minuta brenda Parlamentit
Seanca e sotme parlamentare dominoi nga tensione deri në përleshje dhe përplasje fizike mes deputetëve të PS dhe PD.

Siç shihet në pamje kanë qenë deputetët demokratë, të cilët kanë marrë kartonët e socialistëve, duke përshkallëzuar situatën.
Në një moment, deputeti i PD, Fidel Kreka i ka hequr kartën socialistit, Bledi Çuçi, çka solli reagimin ish ministrit Ervin Hoxha. Por më pas deputeti Hoxha është shtyre nga demokrati Kreka.

Në një tjetër moment të tensionuar, deputeti PD Flamur Noka është konfliktuar me socialistin dhe ish gardistin, Agron Malaj, çka ka detyruar ndërhyrjen e Gardës me qëllim që konflikti mos degjeneronte.
Mazhoranca votoi mes tensioneve pr ligjet
Mazhoranca socialiste ka anuluar të gjithë diskutimet dhe ka kaluar në votim të projektligjeve.
Vendimi i PS ka shkaktuar reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët kanë kundërshtuar. Në shenjë protestë ata kanë hedhur kartonat në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
E gjitha salla e Kuvendit ka qenë e mbushur me tensione, ndërsa deputetet e PD kanë përmbysur edhe karriget.
Si nisën tensionet?
Në emër të grupit parlamentar të PD, Belind Këlliçi mbajti një qëndrim politik për protestën duke dalë në krah të studenteve. AI tha se nuk mund të ketë normalitet parlamentar përballë krizës politike. Deputeti i PD kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës, shpërndarjen e parlamentit dhe krijimin e nje qeverie teknike.
Më pas fjalën e mori Taulant Balla, i cili mbrojti efektivët e policisë, të cilët kanë dhunuar studentët dhe të rinjtë në protestë.
Në këto momente, ka qenë Flamur Noka, i cili është afruar duke mos lejuar që Balla të mbajë fjalën.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi njoftoi kalimin në votim të pr ligjeve dhe më pas mbyllje të seancës.