Qeni i prokurorit të EULEX-it kafshon një 8-vjeçare ?!
PRISHTINE - Mediat kosovare bëjnë të ditur se një vajzë 8-vjeçare është kafshuar sot nga një qen teksa po luante në parkun e Taukbahçes në Prishtinë.
Vajza është dërguar menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa flitet se qeni që kafshoi vogëlushen i takon prokurorit të EULEX-it, Mauricio Salustro.
Kalimtarët e rastit i kanë thënë gazetarëve se qeni ka qenë i EULEX-it, ndërsa atë po e shëtiste prokurori Salustro. Po sipas dëshmitarëve, në momentin e kafshimit, Salustro u largua menjëherë, pa u ndalur dhe pa i ofruar ndihmë vajzës së kafshuar.
Por të gjitha këto nuk janë konfirmuar nga EULEX-i dhe as nga Policia e Kosovës, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
(er.nu/BalkanWeb)