E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal seksual në San Diego, kreu i bashkisë maniak: Do kurohem

SHBA - Kryebashkiaku i San Diego-s në Kaliforni është akuzuar nga 7 femra për ngacmim seksual. 70 vjeçari Bob Filner i ka pranuar akuzat, duke premtuar se do të shkojë për 2 javë në një qendër rehabilitimi, për të kuruar fiksimin e tij për femrat.

Komiteti lokal Demokratik votoi 34 pro e 6 kundër, për largimin e liderit të qytetit. Në një konferencë për shtyp, Filner tha se sjellja e tij ka qenë “e pafalshme”, por nuk deklaroi dorëheqjen nga posti.

“Jam i përgjegjshëm për sjelljen time dhe mund të marr përgjegjësi për to, duke ndërmarrë veprime, që gjëra të tilla të mos ndodhin më. Kështu, duke nisur nga 5 gushti, do të futem në një klinikë rehabilituese, për t’iu nënshtruar një terapie intensive 2-javore, në mënyrë që të gjej një zgjidhje për sjelljen time”- deklaroi 70-vjeçari.

Pak ditë më parë ish-drejtoresha e komunikimeve të Filner-it, Irene McCormack Jackson, ngriti një padi ndaj tij për ngacmim seksual. Ajo tha se 70-vjecari i kishte kërkuar të punonte pa të brendshme, sepse donte ta shihte të zhveshur. Pas kësaj disa gra në San Diego-s dolën publikisht me akuzat e tyre të detajuara në një emision televiziv.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›