Tragjedia në Spanjë, makinisti i trenit nesër në gjykatë
SPANJE - Ministri i Brendshëm i Spanjës Jorge Fernandez Diaz, tha të shtunën se makinisti i trenit që doli nga binarët dhe shkaktoi vdekjen e 78 njerëzve, mund të dënohet për vrasje.
Makinisti 52 vjeç, Fransisco Garzon, ka dalë sot nga spitali ku u mjekua për plagët e marra në kokë, ndërsa pritet të dalë nesër përpara gjykatës.
Policia ka thënë se Garzon dyshohet për pamaturi dhe drejtim të trenit me shpejtësi të madhe, përgjatë një kthese të rrezikshme në afërsi të Santiago de Compostela, në rajonin Galicia të Spanjës.
Ky aksident hekurudhor është më i rëndi në 70 vjetët e fundit. Disa trupa ende janë të paidentifikuar nga ky incident, kurse dhjetëra pasagjerë vazhdojnë të jenë në gjendje të rendë në spitale.
(er.nu/rel/BalkanWeb)