E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeni shpëton “partneren” e tij të ngecur në kurth

Modena, 18 Mars NOA – Një qen 3 vjeçar ka ruajtur për tre ditë më radhë “partneren” e tij, që kishte mbetur e ngatërruar me një zinxhir në qafë në pyllin e Prignano, në Apeninet e Modenës. Me anë të lehjeve ai ka arritur të japë alarmin tek banuesit e zonës që menjëherë vrapuan në ndihmë të saj duke e shpëtuar.

Ndihma e shpejtë e nxori jashtë rrezikun qenushin ku se bashku me partnerin ato më pas u shoqëruan në “shtëpinë” e qenëve në komunalen e Formigine. Momentalisht të dy qenushët, që u emëruan si Romeo dhe Zhulieta janë mirë.

r.b/NOA

Lajme të ngjashmeQeni tërhiqet për 20 kilometra zvarrë nga makina, shpëtonNë Britani studiohet… “si qentë”Grindet me të fejuarën edhe e vretTiranë, dhunë mes fqinjëve për jashtëqitjen e qenitFirence – arrestohet njeriu që vriste dhe hante qentë Lidhje: partneren, qeni, shpeton

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›