E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dikur para 100 viteve

17/03/2011  Në numrin 77 të gazetës së famshme “Il Dalmato” që botohej në shtypshkronjën Batare, e cila gjendej në Kalelargi 1),në tekstin e dëshmitarit të rastësishëm redikulës 2) ishte i përmbledhur, përshkrimi i fatit të topit të futbollit, duke vënë në pah mospërputhjen e veçantë mes anës së jashtme të tmerrshme të lojës dhe thjeshtësinë e mirësisë së saj. Tregon si rrugaçët e mitur të qytetit, atje në rrafshina janë mbledhur për të parë çudinë, si të magjepsur i shikonin anglezët e çmendur që janë zhveshur në brekë..dhe kështu gjysmë të lakuriqur me princin e tyre çmendurisht e shutonin një fshikës plot ajër. “Vrapojnë njerëzit si budallenj”. Gratë plaka menjëherë aty kanë vërejtur gishtin e djallit. Njeriu normal do kryqëzohet. Në të njëjtën kohë me dorë ia mbulon sytë nipit të vet për të mbrojtur nga syri i keq.

Ai tregim mbi fatin e topit të futbollit, është vetëm një pjesë e tregimit që Drago Mariq ka arritur ta shpëtojë. Dihet se ishte viti 1887, vit në të cilën ajo ndeshje u zhvillua në Zarë. Po ashtu se ndeshjen e kanë luajtur 50 zyrtarë anglezë, të cilëve banda muzikore e qytetit i ka këndur gjatë tërë kohës himne mbretërore. Imagjinoni atë momentin e përjetësisë, i cili gjithsesi ka qenë i papërsëritshëm dhe i paarritshëm. Imagjinoni shkakun, nga i cili më vonë u krijua tradita, lidhja e anekdotave, kujtesës dhe harresës. Dihet që përhapja e kësaj loje nuk ka mundur të pengohet. Vetëm nxënësit e gjimnazit të Zarës më 1895 në Bokanjc godisnin një top të mbushur me lecka dhe ajo lojë do të bëhet gjë e domosdoshme. Nëpërmjet shtigjeve veriore të detit e sollën ogurin e futbollit në Zarë. Në vitin 1910 atë do ta pranojnë edhe banorët e lagjes jugore-arbneshët. Ata njerëz, po ashtu janë sjellë në qytet me karroca që tërhiqnin kafshët, me fytyra të ashpra dhe të veshur në suke..., të cilët kanë ardhur nga shkrepat e jugut. Të zbehtë, trima të thjeshtë, besnik në fenë dhe në fisin e tyre. Fati dhe peshkopi Zmajeviq i sollën ata nën muret e qytetit, ku panë gjëra që nuk i kishin parë askund më parë, qiparisa dhe granit. Asnjë vepër njerëzore nuk i mahniti si qyteti. Atë e panë si grumbull i kambanarëve, kishave dhe pallateve. Pastaj iu nda toka, e cila veproi si mekanizëm i pavdekshëm. Dëshironin të ishin pjesë e tij. Ishin largpamës, vetëm dikur pas shumë brezave ajo do ti shkojë për dore: Të gjallëronin tokën dhe t i mbesin besnik vendit dhe qytetit. Era e penguar i viziton ato shtëpi të vogla të ndërtuara prej guri. Fillimi i jetës së tyre përballej me vështirësi. Ikja dhe strehimi ishte sporti.

Iknin prej punës në arat e tyre. Nga mundimet e Zemunikut, Ploqës, Fushës Tonë....Kolovarës nga kurorat e bunarit .. nga teratanat 3) e tyre, nga punët e rënda ndërtimore. Iknin.. nga misërtit dhe kovat e muratorëve.. nga prindërit e ashpër në tokën e mbëltuar. Tonaqi dhe Marushiqi do të formojnë “sokolin kroat”. Ata do të tregojnë gjatë tërë jetës se si i kanë mundur çekët në fushina. Dikur rreth vitit 1908 e sollën topin e futbollit.

Dy vite më vonë do të bëhet topi i parë nga fshikëza e derrit. Ante Shvoli do ti thotë Petanit planin në vesh... sikurse çekët do të duhej të themelojnë klubin. Pastaj shkuan te famullitari i tyre për këshilla. Don Faustin e vjetër plani do ta ngazëllej, i cili iu tha sipas kryepeshkopit se i lejohet emërtimi klubit sipas emrit të bamirësit mikut tonë Zmajeviqit “Zmaj” ( Dragua). Dhe dragoi si dragua do ti hedhë zjarr çdo të huaji, i cili ndërhyn dhe i kërcënohet kroatëve. Kronikanëve të kohës iu është fshehur kjo bisedë në ngjarjet e kohës. Si çdo gjë e madhe dhe e rëndësishme fshihet. Mirëpo themelimi i “Dragoit” qëndron i shkruar në librin hyjnor të qytetit. Shumë supozime mund të nxirren nga ky akt. Hyjnorja është më e thukëta.

Edhe nëse nuk është si fakt i besueshëm i arkivave të pluhurosura, e besueshme është se: KF “Zmaji –Arbanasi” është simbol i vendit tonë, bartës i të gjitha anekdotave të kohës sonë. Kur e kam lexuar librin e Drago Mariqit, edhe historinë e topit të futbollit Zaras, ajo pjesë, posaçërisht më ka prekur, e gjithçka më duket si vendi ynë, sot në një mënyrë tjetër e merr diçka që i ka takuar. Në një rast nëna ime më ka mahnitur, kur me një ton qesharak ka treguar mbi fatin e dy mbulesave të shtratit nga të cilët si fëmijë 13-vjeçar ia ka qepur brenda një nate brekët skuadrës arbneshe për një ndeshje zyrtare, në makinën e vjetër “Singer” duke e sjellë me dorë. Njëqind vjet kaluan nga ajo ditë e shënuar, prej se fshikëza e derrit e mbështjellë në çorapet e një gjysheje arbneshe ku është luajtur në rrafshina. Njëqind vjet e ndajnë fatin e Dragoit dhe fatin e vendit të tij. Të dy fatet tani janë të njëjta dhe të pakthyeshme. Fotoja e topit e mbështjellë në çorape, ashtu që djemtë arbneshë luanin nën muret te fusha, hija e vendit në perëndim të diellit në fund të qytetit ndoshta duket ndryshe. Por që të dytë janë nisur me shtytje më të fuqishme se arsyeja. Të dy paraqesin të njëjtën gjë, identitetin e qytetit, i cili nuk lejon që ti mbulojë pluhuri i harresës.

*Autori është shkrimtar kroat, me origjinë arbneshe. Janë shtatë vepra të botuara që mbajnë emrin e tij. Është anëtar i shoqatës së shkrimtarëve të Kroacisë. Përkthimi nga kroatishtja është bërë nga Sylejman Morina.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›