E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moda inekzistente mungon industria e tekstilit

Pavarësisht interesit në rritje të të rinjve për t’u bërë pjesë e fashionit, industria e modës në Shqipëri është pothuajse inekzistente. Pavarësisht emrave të konsoliduar të stilistëve, në 20 vite të sipërmarjes së lirë, mungesa e industrisë së tekstilit mbetet problemi madhor i zhvillimit të këtij sektori.

"Përditshmëria përballet me mungesën e lëndës së parë, mungesën e materialit bazë, mungesën e aksesorëve të cilat nuk prodhohen në vend. Kostot janë shumë më të larta, dhe për tu përballur më pas me industrinë. Mungon tregu blerës, kërkesa me ofertën nuk janë të barazvlefshëm", tha stilisti Ardi Asllani. "Ky krijim mbetet në kufijtë e krijimit artizanal të personalizuar dhe mungon pjesëmarrja e fashion design ose pjesëmarrja e industrisë krijuese", tha stilistja Silva Nini.

Edhe pse prej 15 vitesh funksionon në Akademinë e Arteve atelieja e tekstilit dhe modës, pas  përfundmit të shkollës, studentet nuk kanë mundësi të praktikojnë aftësitë e tyre. "Të gjitha ëndrrat që ata thurrin këtu në shkollë, të gjitha rezultatet që ata arrijnë këtu në shkollë, të gjithë këta artistë e rinj ne i hedhim në një treg që nuk ka kapacitete për ti thithur. Kështu që, ajo cka na mbetet ne të bëjmë është një apel i institucioneve të cilat duhet të shohin pikërisht këtë fenomen po në të njëjtën kohë dhe një apel studentëve dhe artistëve të rinj për të ngritur sa më shumë iniciativa private", thotë Najada Hamza- drejtuese e departamentit “Tekstil dhe Modë”.

Puna e stilstëve të njohur shqiptar të përqëndruar të gjithë në kryeqytet është e lidhur më tepër me projektet televizive se sa me avangaridin e modës, apo klientelen e përhershme.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›