E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jackson, 275 milionë $ në vitin 2010

Nga Express më 17 mars 2011 në ora 18:43

Micheal Jackson është këngëtari që më shumë u pasurua në vitin 2010, ndërsa shtëpia diskografike që zotëron të drejtat e tij arkëtoi plot 275 milionë dollarë pas vdekjes së “Mbretit të rokut”, bëri të ditur revista e specializuar “Forbes”.

Emra si Rihanna dhe Lady Gaga, pavarësisht se shumë popullorë mes të rinjve të sotëm, nuk mund të krahasohen me “Thunderstuck” të AC/DC, të cilët vetëm me turin e vitit të shkuar fituan 130 milionë dollarë, me U2 të dytët.

Beyonce-Jay Z. janë një tjetër çift jashtëzakonisht i suksesshëm. Në vitin që lamë pas, këngëtarja fitoi 87 milionë dollarë, ndërsa bashkëshorti i saj “vetëm” 63.

Falë albumit të ri të hedhur në treg, edhe një këngëtare në hije kohët e fundit si Britney Spears, pa pasurinë e saj të shtohej me 64 milion dollarë më shumë.

Bota e kinemasë në 2010-n u dominua tërësisht nga regjisori James Cameron, i cili me “Avatar”-in prodhoi filmin me më shumë fitime të historisë.

Nga 2,7 miliardë dollarë arkëtime në të gjithë botën, Cameron fitoi një pjesë të mirë “të tortës”, plot 210 milionë dollarë, duke krijuar një hendek shumë të madh me Johnny Depp, i dyti me 100 milionë.

Midis femrave, më e suksesshmja ishte Sandra Bullock, e cila doli nga një seri skandalesh pas divorcit me një llogari bankere të shtuar me 56 milionë $.

Dyshja e “Twilight” fitoi më shumë se 50 milionë dollarë në 2010-n (28,5 mln $ Kristen Steëart dhe 27,5 mln $ Robert Pattinson).

Përsa i përket televizionit, Oprah Winfrey nuk krahasohet me asgjë. Me 325 milionë dollarë të fituar në vitin që lamë pas, ajo arkëton pothuajse një milion në çdo ditë të vitit, falë emisionit televiziv që arrin shifra të jashtëzakonshme audience në ekranet amerikane.

Me shumë distancë ajo ndiqet nga Ellen deGeneres dhe Ryan Seacrest me 55 dhe 51 milion dollarë, përkatësisht. /tch/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›