E Diel, 1 Nëntor 2026

“Qenushi i Sorosit”/ Meta paralajmëron Ramën mbi “autorësinë” e Reformës në Drejtësi: Prisni edhe pak…

Gjatë takimit të sotëm me deputetët dhe ministrat e tij, kryeministri Edi Rama iu drejtua me tone të ashpra sistemit të drejtësisë duke thënë se ndërsa reforma në drejtësi u bë me bekimin e PS, Prokuroria e Posaçme është duke sulmuar vetëm administratën dhe politikanët socialistë, ndërsa sipas tij ‘frikësohen’ që të hetojnë pastrimin e parave dhe korrupsionin nga pala tjetër.

LEXO EDHE: Nga Reforma në Drejtësi, imuniteti i Ballukut te AKSHI/ Cilat ishin pikat kryesore në fjalimin e Ramës?

Por pretendimit të Ramës mbi autorësinë e reformës i është përgjigjur ish-aleati i tij Ilit Meta.

Teksa i drejtohet me “qenushi i Sorosit”, Meta shkruan ndër të tjera se, “më 22 korrik, me rastin e 10-vjetorit të 140 votave, do ta shohin, të gjithë shqiptarët se si qenushi me gjithë qenushët e tjerë të Sorosit u detyruan jo vetëm ta votojnë Reformën në Drejtësi, siç desha unë (pra Komisioni i Venecias) por edhe të puthen në buzë nga dëshpërimi”.

Reagimi i plotë 

Tani mora vesh se, Edi Rama ose qenushi i Sorosit, në Pleniumin e tij, paska thënë sërish sot se e kishte bërë ai, me 140 vota, Reformën në Drejtësi.

Dua t’i kujtoj qenushit të Sorosit se reforma e tij dhe dy buzëputhurve, ishte me 69 dhe jo me 140 vota.

Megjithatë, më 22 korrik, me rastin e 10-vjetorit të 140 votave, do ta shohin, të gjithë shqiptarët se si qenushi me gjithë qenushët e tjerë të Sorosit u detyruan jo vetëm ta votojnë Reformën në Drejtësi, siç desha unë (pra Komisioni i Venecias) por edhe të puthen në buzë nga dëshpërimi.

Për historitë e tjera, prisni edhe pak, që të mos e humbni kuriozitetin.

Për këdo që e ka harruar, po ju kujtoj se si i kam thirrur qenushët e Sorosit, për të votuar me 140 vota, Reformën në Drejtësi.

Më poshtë do të gjeni qëndrimin tim, të mbajtur në seancën plenare të 21-22 korrikut 2016, që bëri të mundur miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›