Qeramika e Ibrahim Kodrës shitet 1700 euro
TIRANE- Një qeramikë e piktorit të njohur Ibrahim Kodra blihet nga një artist për 1700 euro. Fatmir Musai shpallet fitues i ankandit të qeramikës së Ibrahim Kodrës, në emisionin Art Shoping të piktorit dhe kritikut të artit, Abaz Hado në NEWS24.
Qeramika qëndroi në ankand rreth një muaj me një cmim fillestar prej 1500 euro. Fituesi ishte ofruesi i dytë, i cili qëndroi deri në fund si i tillë duke marrë të drejtën të ketë në fondin e tij këtë vepër të rrallë të Ibrahim Kodrës.
Qeramika është e përmasave të mëdha me diametër 53 cm shërben si suvenir edhe në tryezë dhe për tu varur si vepër më vete. Firgura e tij është ajo e muzikantit, simbolike e pikturës së Kodrës, që e ka bërë të njohur atë në gjithë artin botëror .
(e.n/News24/BalkanWeb)