Fushata 2009, vetëm reklamat televizive 1.7 milion euro
TIRANë- Partitë politike kanë shpenzuar për zgjedhjet e 2009-ës një shumë prej 1.7 milionë euro vetëm për reklamat televizive. Ndërkohë që shpenzimet e përdorura gjatë fushatës për zhvillimin e mitingjeve janë shumë herë më të larta se ato të deklaruara prej tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Konstatimi është bërë nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi, në bashkëpunim me Forumin e Mendimit të Lirë, të cilët për herë të parë kanë ndrëmarrë një projekt vëzhgues lidhur me monitorimin e shpenzimeve të partive politike para dhe gjatë fushatës elektrorale për zgjedhjet e 28 qershorit. Bazuar në konkluzionet e arritura, është kërkuar rishikimi i ligjit për të mundësuar rritjen e transparencës së financimit të partive.
(m.a/News24/BalkanWeb)