Qerimaj-Trasha, dy shtangistët e Pekin 2008

Erkand Qerimaj dhe Gerti Trasha janë dy peshëngritësit që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike "Pekin 2008". Vendimi u morr nga kryesia e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. "Dy sportistët përvec rezultateve të tyre në Europian u përzgjodhën edhe në bazë të koeficientit të sinklaritetit, që tregon edhe se kush është më i forti", - tha Feruni, drejtori teknik i FSHF-së, Përparim Feruni dhe pedagog në Akademinë e Sporteve. "Shqipëria zurin vendin e parë si ekip për meshkuj në klasifikimin për Olimpiadë. Në fakt nga kjo renditje u përjashtuan skuadrat kombëtare, që kishin siguruar më parë sportistë në Olimpiadë. Kështu na u dha e drejta të cojmë dy shtangistë në Kinë. Bashkë me peshëngritësit në delegacion do të jenë edhe trajnerët tyre, Genc Barkici dhe Hektor Shaqiri. Erkand Qerimaj doli i katërti në Europë në dygarësh për shtangistët deri në peshën 77 kg. "Erkandi i ka mundësitë, pavarësisht se në Pekin marrin pjesë sportistë dhe emra të mëdhenj nga e gjithë bota. Është ende shpejt të flasim për medalje, por sigurisht që do të fokusohemi edhe te ato", - thotë Feruni.