Çelsi-Mançester J., sfida e yjeve

Sfidë yjesh të shtunën në Premier Ligën angleze. Celsi, i pathyer në shtëpi në katër vitet e fundit në kampionat do të presë liderin Mancester Junaitid. Nëse "Djajtë e kuq" do të fitojnë atëherë do të pronësojnë titullin dy ndeshje përpara përfundimit të sezonit, pasi ka tri pikë avantazh ndaj kundërshtarit. Nuk do të jetë e lehtë. "Blutë" kanë humbur vetëm dy herë në fushën e tyre, kundër Charlton Athletic, me penallti, një ndeshje të Kupës së Ligës dhe në Ligën e Kampioneve kundër Barcelonës. Lajmi i keq nga shtëpia e Celsit: do të mungojë Frenk Lampard, për shkak të vdekjes së nënës së tij.