E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia e Topit themelohet këtë javë, Oketa, kryetar i përkohshëm

Share

Partia e re e së djathtës shqiptare pritet të themelohet këtë javë. Kështu shkruan e përditshmja Shqip. Partia, e cila pritet ti prezantohet publikut shqiptar dhe mediave nën emrin Fryma e Re Demokratike, do të shpallë këto ditë edhe kryetarin e saj provizor, programin, anëtarët dhe strategjinë që do të ndjekë për të përthithur sa më shumë elektorat në vend. Burimet bëjnë të ditur se fjalën e themelimit të kësaj partie do ta mbajë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Oketa, i cili do të prezantohet edhe si kryetar i përkohshëm i kësaj force politike. Përveç prezantimit të kësaj nisme, Oketa pritet të shpjegojë edhe mënyrën sesi do të organizohet kjo parti. Pritet që figura si ish-kryeministri Aleksandër Meksi dhe po kështu ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, të jenë në këtë ceremoni. Nga ana tjetër, mbledhja e mediave për themelimin e kësaj force politike do tu lejojë organizatorëve të prezantojnë edhe selinë qendrore ku do të zhvillojë aktivitetin kjo parti. Nisur nga fakti se sipërfaqja në të cilën është vendosur kjo seli është rreth 500 metra katrorë dhe zyrat janë më shumë se 20, pritet një staf i konsiderueshëm organizativ të prezantohet së bashku me partinë e re.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›