E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani nuk dorezohet, vazhdon betejen per ngjitjen

Skerdi Bejzade, pas humbjes se fundit te ekipit qe drejton, shprehet optimist se ne ndeshjet e tjera Partizani do te luaje per te realizuar objektivin final, ngjitjen ne klasifikim, me pretendimin per t'u ngjitur ne Superiore. Sipas Bajzades, ne disa ndeshje gjykimi ka ndikuar ne dem te te kuqve, por deri ne fund te sezonit Partizani do te bejne te pamunduren qe te ngjitet, pasi ky eshte objektivi qe eshte vene ne fillim te gares. "Do te jete e veshtire qe skuadra te pranoje ndonje synim tjeter, pervec ngjitjes ne Superiore",- theksoi Bajzade. "Jemi duke vuajtur probleme te ndryshme, por me kryesorja eshte gjykimi, qe na ka hequr disa pike. Do te bejme te pamunduren per t'u ngjitur", - perfundon Skerdi Bejzade.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›