E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeset plastike, dyqanet e bukës nuk i binden urdhri për ti hequr

Albina Hoxha

Buka vazhdon të shitet nga furrat dhe dyqanet në qese plastike edhe pse kjo është e rrezikshme për shëndetin. Shumica e këtyre subjekteve injorojnë çdo ditë rregullat e vendosura pak muaj më parë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Bashkia e Tiranës për të shitur bukën me qese letre dhe jo me qese plastike. Lidhur me këtë problem gazeta Shekulli ka bërë një vëzhgim nëpër disa pika të tregtimit të bukës për të parë nëse ambalazhin me të cilin u jepet buka qytetarëve.

Në fakt vëzhgimi tregon qartë se janë të shumta furrat e bukës dhe dyqanet të cilat ende vazhdojnë ta paketojnë bukën në qese plastike. Ato nuk u vënë veshin autoriteteve përkatëse të cilat bëjnë thirrje vazhdimisht duke kërkuar që paketimi veçanërisht i bukës të bëhet me letër, edhe pse e dinë rrezikun që mbart forma me të cilën veprojnë. Këtë e pohojnë edhe vetë qytetarët të cilët e marrin bukën në qese plastike. E blej në qese plastike bukën sepse kështu paketohen te furra. Janë shumë të rralla rastet që e japin bukën në qese letra. Do të ishte shumë mirë që të jepeshin ashtu siç duhet në mënyrë që të mos na rrezikohet shëndeti. E di që ka efekte negative ky lloj paketimi sepse kam dëgjuar vazhdimisht në media, në mënyrë të veçantë kur buka është e nxehtë. Megjithatë të gjithë vazhdojmë të blejmë bukë dhe nuk kërkojmë që buka të jetë e ambalazhuar me letër në mënyrë që të plotësojë kushtet standarde dhe të mos ketë efekte negative, pohon Lora Kutoni e cila sapo kishte blerë bukën në qese plastike.

Ndërkohë nga vëzhgimi vumë re se të vetmet furra buke që po praktikojnë këtë metode janë ato në zonat e mbipopulluara dhe në rrugët kryesore të Tiranës. Ndërsa furrat dhe dyqanet e bukës që ndodhen në brendësi të kryeqytetit dhe në periferi nuk përdorin ambalazhin prej letre. Sipas vëzhgimeve, shumë furra buke edhe pse janë të pajisura me ambalazhe prej letre, përdorin si ambalazh qeset plastike. Vetëm në rastet kur ka kontrolle nga ana e institucioneve, ndodh e kundërta. Kjo bëhet edhe për faktin se ambalazhi prej letre kushton më shumë sesa ai prej plastike. Por duhet thënë se në zonat informale të kryeqytetit, deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar për përmirësimin e kushteve, në të cilat serviret ky produkt, ku abuzohet më shumë me konsumatorët. Të tilla janë lagjet si Todi Shkurti, Kristaq Capo, Ali Demi, në fund të rrugës së Kavajës, e gjithë zona përgjatë Shkollës së Baletit, në zonën e Kinostudios, në zonën e Profarmës së Re, në Porcelan asnjë furrë apo dyqan buke nuk përdor ambalazh prej letre, por vijon si normalisht ambalazhimi me qese plastike. Edhe tek Komuna e Parisit në dyqane dhe supermarkete buka ambalazhohet me qese, ndërsa në furra ndodh e kundërta.

Vendimi i qeverisë dhe AKU

Qeveria ka miratuar një vendim të posaçëm për prodhimin dhe përdorimin e ambalazheve në vendin tonë, pjesë e të cilit ishin pikërisht ato plastike. Sipas vendimit, bizneset ndalohen të prodhojnë ambalazhe plastike duke filluar nga data 1 shtator e këtij viti, ndërsa doganat do të udhëzohen që të mos lejojnë futjen e qeseve plastike duke filluar po nga jo datë. Pas ndalimit të importit dhe prodhimit do të ndalohet edhe përdorimi. Ndalohen prodhimi, importimi dhe hedhja në treg e qeseve plastike nën 30µ (mikro). Pas datës 1 shtator 2012, ndalohen prodhimi dhe hedhja në treg e qeseve plastike të pabiodegradueshme nga të gjithë operatorët ekonomikë. Pas datës 1 shtator 2012, ndalohet importimi i qeseve të plastikës të pabiodegradueshme, përcaktohet në vendim.
Të gjitha produktet ushqimore, si djathi, mishi, gjalpi, sallami, duhet ti servirin konsumatorit me ambalazh prej letre. Kjo kërkesë erdhi nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Furrat ilegale dhe zonat periferike nuk zbatojnë urdhrin

Sipas drejtorit të AKU, Juka situata nuk mund të ndryshojë brenda disa ditësh, pavarësisht përpjekjeve maksimale të inspektorëve
Prej disa muajsh Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është angazhuar në një punë konstante në terren, ku është synuar që në bazë të përcaktimeve ligjore të gjitha prodhimet e furrave të bukës të tregtohen në ambalazh prej letre organike dhe të përshtatshëm për shëndetin e konsumatorëve. Kështu shprehet për Shekullin, Genc Juka, Drejtor i Përgjithshëm te AKU duke shtuar se situata në terren duhet theksuar që ka qenë problematike, pasi si konsumatorët ashtu dhe prodhuesit e shitësit e bukës dhe nënprodukteve të tjera të brumit nuk kanë qenë të sensibilizuar dhe të vetëdijshëm që ambalazhi i duhur është ai prej letre organike. Ajo çka vihet re aktualisht sipas tij është që situata në krahasim me vite apo muaj më parë ka ndryshuar shumë. Pothuajse të gjitha furrat e bukës të regjistruara si taksapagues të pushtetit lokal, përdorin masivisht letër organike si ambalazh, po kështu dhe konsumatorët kërkojnë që produktet të mos jenë të mbështjella me qese. Gjithsesi, në zona periferike, apo në furrat ilegale të cilët operojnë vetëm disa orë në ditë ka ende përdorim të qeseve. Duhet theksuar që situata nuk mund të ndryshojë brenda disa ditësh, pavarësisht punës dhe përpjekjeve maksimale të inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, pohon Juka duke shtuar se kontrollet dhe penalizimet janë pjesë e angazhimeve të përditshme. Më tej ai shtoi se prej disa muajsh po bashkëpunohet intensivisht me Shoqatën e Prodhuesve të Bukës, të cilët janë dhe pjesa legale dhe e shëndoshë e këtij sektori. Takimet dhe bashkëpunimi sipas tij kanë qenë të frytshme, pasi anëtarët e kësaj shoqate janë shprehur kundër informalitetit dhe përdorimit të materialeve që mund të dëmtojnë shëndetin e konsumatorëve. Përpjekjet janë maksimale dhe besojmë që brenda pak kohësh nuk do të kemi bukë të mbështjellë me qese, pohon Juka.

Ambalazhi plastik dhe rreziku

Ambalazhet plastike kanë përmbajte kimikate, që në çdo kohë sjellin pasoja në shëndetin e konsumatorëve. Ato vazhdojnë të përdoren nëpër supermarkete dhe dyqane. Ndonëse veprimi i plastikës jo gjithmonë është aktiv, kur realizohen kushtet e nevojshme për zbërthim, atëherë ajo bëhet e rrezikshme. Specialistët pohojnë se në vendin tonë, produktet e plastikës kanë një përdorim të gjerë, siç janë enët plastike, kovat, vazot, bidonë, të cilat përdoren për produkte të konsumit të përditshëm, të cilat janë të dëmshme seriozisht për shëndetin e njeriut. Sipas informacioneve, bukëpjekësit për të ruajtur peshën e bukës e fusin atë në qese të ngrohtë ose të nxehtë, e cila pasi ftohet akumulon një sërë bakteriesh dhe mbart rrezik të madh. Avujt e nxehtë ndikojnë në çlirimin e përbërësve të ambalazhit, duke e bërë të dëmshme bukën për konsum. “Prerja e bukës është e dëmshme për organizimin. Edhe konsumatorët, klientët tanë duhet ta kuptojnë sepse është ndërhyrje mekanike e dhunshme, pas përfundimit të ciklit të plotë të prodhimit të pjekjes. Po ashtu prerja lë mbetje metalike të thikave të bukës dhe prish strukturën kimiko-fizike, ndryshon aromën, shijen. Problemi i bukës së prerë bëhet më i mprehtë, kur futet në qese plastike me mbyllje thuajse hermetike dhe shitet nëpër dyqane pas disa orëshka pohuar Gëzim Peshkëpia, nga Shoqata e Prodhuesve të Bukës.

Qeset plastike, alarm për shëndetin

Ambalazhet plastike kanë përmbajte kimikate, që në çdo kohë sjellin pasoja në shëndetin e konsumatorëve. Ato vazhdojnë të përdoren nëpër supermarkete dhe dyqane. Ndonëse veprimi i plastikës jo gjithmonë është aktiv, kur realizohen kushtet e nevojshme për zbërthim, atëherë ajo bëhet e rrezikshme. Specialistët pohojnë se në vendin tonë, produktet e plastikës kanë një përdorim të gjerë, siç janë enët plastike, kovat, vazot, bidonë, të cilat përdoren për produkte të konsu

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›