E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi, A/H1N1, 9 raste të konfirmuara

Numri i rasteve të prekura nga virusi i gripit A (H1N1) në vendin tonë ka arritur në 9 dhe konfirmimi për 4 rastet e fundit erdhi dje nga Laboratori i Referencës në Rumani. Mostrat e personave të prekur janë marrë në datat 22 dhe 23 korrik, 3 në poliklinikat e Tiranës, një në Spitalin Infektiv dhe një në Spitalin e Lushnjes. Personat e infektuar janë të moshës 16-23 vjeç. Ndër ta, 3 janë meshkuj nga Tirana me moshë përkatësisht 16, 21 dhe 19 vjeç, të ardhur nga Londra dhe Rumania, ndërsa rasti i katër është një vajzë 18 vjeçare nag Lushnja, pa udhëtim nga jashtë vendit. Bazuar në të dhënat e ISHP-së, deri tani në vend janë marrë 239 monstra për analiza për virusin A (H1N1), nga të cilat 111 janë marrë nga Spitali Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, 52 në Spitalin Pediatrik, si dhe nga spitalet në Vlorë, Durrës, Fier, Devoll, Sarandë, Shkodër, etj. Numri më i madh i mostrave është marrë në pacientë të moshës 15-61 vjeç.
Shenjat e shfaqura ishin temperatura nën 38 gradë celcius, dhimbje koke, dhimbje fyti, kolle, dhimbje muskulare dhe lodhje. Vetëm dy raste të mundshme paraqisnin shenja klinike, për të cilin u gjykua shtrimi ne spital dhe vetëm për 1 rast u fillua trajtimi i menjëhershëm me antiviralin Tamiflu.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›