E Diel, 1 Nëntor 2026

Qetesohet situata e shitjes se energjise ne tregun rajonal

Këmbanat e alarmit për mungesë energjie në rajon pushuan. Tashmë, vendet strategjike që eksportojnë energji për rajonin, përfshirë edhe per vendin tonë, kanë hapur dyert e shitjes së energjisë. Cez SHpërndarje, e cila aktualisht bën edhe importin më të madh të energjisë për Shqipërinë, konfirmon se është siguruar edhe energjia për muajin e mars, e cila do të blihet me një çmim më të ulët se ajo që u ble për shkurtin.
Muaji shkurt rezultoi si periudha më e vështire për tregun ndërkombëtar të energjisë, ku për shkak të panikut, si rrjedhojë e motiti të ashpër, çmimet e shitjes së energjise u rritën shumë.
Ndërkaq, problemi më i madh i kontratave të lidhura ka qenë me Greqinë, e cila mbylli shitjen e energjisë për dy ditë. Aktualisht vendi fqinjë ka hapur importin e energjisë, me kushtin e bllokimit të disa orëve, në raste problematike siç janë grevat e punonjësve apo si pasojë e konfliktit, që ky shtet ka me Azerbaxhanin.
Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare konfirmon se kuotat në liqenet e e hidrocentrale vijojnë të jenë të njëjta që prej dy ditësh, pra në nivele të ulëta ujore. Gjithashtu, prurjet mesatare ujore në liqenin e Fierzës dhe Komanit janë minimale, ndërsa në Vaun e Dejës ato janë zero. KESH vijon normalisht prodhimin e energjisë, për të plotësuar 14 milionë kilovat orë energji për konsum.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›