E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qetësohu Jozefinë!

magdaNga Magdalena Ramohito

Ai shi sdeshi gunë zonja Jozefinë…u lagëm shumë prej nesh, dikush gjeti një strehëz, dikush eci gjithë jetën i bërë qull. Ti e di mirë si fillon…gjithashtu e di mirë.. Nis gjithmonë me dy fjalë të thëna këtu poshtë, të cilat mbërrijnë tek i veshi i Atyre lartë e pastaj nis me një lutje të thënë në telefon, në fakt është një urdhër i dhënë nga Ata lart …sepse ata poshtë u detyrohen…. Dy fjalë në telefon dhe urdhri pason urdhrin.

Kështu e sheh babain të kthehet i pushuar nga zyra e pastaj ti e di… në fillim i largohen shokët, pastaj fqinjët, pastaj të afërmit, pastaj mbetet vetëm, krejt i vetëm i zhytur në dilemën fatale: të rrosh a të mos rrosh.

Zonja Jozefinë!  Në qytetin tuaj ishit pothuaj solidarë e nuk e ke shijuar aq shumë vetminë. Por sa më në jug e aq më e thellë thika deri në kockë.

Uh! Shumë vuajtje të hidhura, lot të hidhur të grumbulluar në fytin e një fëmije të pafajshëm, që di të lexojë mendimet e të rriturve, që di të shohë në dritën e syve të tyre, atë të mallkuarin diferencim klasor.

Kur u rrite, si edhe unë, duhej ta dije, duhej të shpresoje se, një ditë do të merrte fund..në 1990 apo në 2013 apo pasi ti të mos ishe më edhe Unë..

Zonja Jozefinë në atë vitin që ti e quan si vitin e ndarjes prej komunizmit , ty të qeshi fati sepse dikush dikujt i bëri një lutje në fakt qe një urdhër …

Dhe ti harrove atë që le pas dhe kështu rifilloi ti atje lartë ndërsa ne këtu poshtë edhe Unë …

Kështu filloi me dy fjalë të thëna pa kujdes (sepse besova në vitin e ndryshimit), këtu poshtë dhe dikush aty ku ishe ti aty lart, në telefon bëri një lutje, në fakt ishte urdhër, që i drejtohej atyre, që i detyroheshin dhe Unë u ktheva në shtëpi si dikur yt Atë edhe Im Atë .

Tek dera i thashë fëmijës tim se më kishin suprimuar vendin e punës, ndërsa ti në telefon vazhdoje të luteshe, në fakt urdhëroje largime të tjera

E provova prej fillimit si im atë.

Në fillim më telefonuan disa mikesha, pastaj harresa dhe pastaj…. një telefonatë, nga dikush në formën e një lutje, në fakt ishin dy fjalë në formë urdhri dhe pastaj nuk mbaj mend asgjë…të gjithë i pashë bashkë, të kuq e të zinj, të blujtë e të gjelbër, aty lart.

I pashë nëpër Universitete private e Shtetërore të gjithë bashkë…të kuq, të zinj, të blujtë, e të gjelbër, të gjithë bashkë…

Të pashë ty në majë të karriges së Tempullit të Demokracisë me gishtin lartë!!

Të pashë të luftoje për demokracinë, të kërcënoje, të fyeje gjithmonë me gishtin lartë.  Unë u bëra E kuqe, enveriste, edhe sot, që po shkruaj, ndërsa ti nuk do të zbresësh vetëm një shkallë..

Qetësohu Jozefinë, asgjë nuk ka ndodhur ti prapë në parlament do të flasësh, do të kërcënosh të kuqtëpor ndjesë, se desh harrova pranë ke pasur të kuqin flakë dhe do ta kesh prapë

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›