E Shtunë, 31 Tetor 2026

Facebook-u, një e keqe e domosdoshme

Nga Anxhela Peza*

anxhela pezaGrupmoshat e ndryshme përdorin pa masë rrjetin social Facebook. Theksi vendoset më shumë tek të rinjtë. Ajo është kthyer në një domosdoshmëri e ngjashme me përdorimin e celularit. Hapet dhe rihapet disa herë kontrolli i faqes për të parë postimet e reja të miqve, numrin e pëlqimeve të fotove, komentet, vendet ku janë e ku mund të kenë shkuar. Varësia vërehet edhe tek moshat e vogla diku tek mosha 1213 vjeç pa përmendur rastet e fëmijëve nga mos kontrolli i prindërve. Facebook-u është një e keqe e domosdoshme ku ti bisedon me këdo dhe merr informacione për njerëzit në përgjithësi ka efektet e veta negative gënjeshtrat, zhgënjimet, tradhëtitë, divorcet, keqkuptimet, izolimet, reduktimin e emocioneve, problemet shëndetësore e të tjera si këto të cilat do i shtjellojmë më poshtë, dhe kështu rritet kërkesa e njerëzve për ta shmangur.

Kur vërehet se vërtetë kalohet një kohë relativisht e gjatë në përdorimin e Facebook-ut, këshillohet që individi ti vendos vetes një orar limitues, jo më shumë se 30 minuta në ditë për tu informuar me të rejat e fundit e të afërmve të tij dhe rrethit shoqëror. Të gjithë ne për aq minuta nisemi por kalohen mbi tre orë në të.

Pikërisht ajo që spikat në rrjetin social e Facebook janë marrëdhëniet shoqërore dhe lidhjet partneriale. Gjë kjo e cila sjell persona jo real, ndaj dhe ndërgjegjësimi në këtë pikë sjell që kontakti verbal, ndërveprimi i njerëzve nëpërmjet gjuhës së folur dhe gjuhës së trupit të jetë me e shëndetshme në llojin e marrëdhënies që krijohen nëpërmjet palëve. Por dhe në rastet kur ju kanë xhelozuar për miqtë e rinj apo të vjetër për komunikimin me to ju kanë sjellë mjaft probleme në çift.

Një qëllim që mund ti vendoset vetes janë aktivitetet argëtuese sezonale apo duke u bazuar dhe në shije personale, të cilat zëvendësojnë automatikisht lojërat në Facebook dhe njoftimet e jetës personale për shembull shahu mund të luhet përballë ose ngjarjet që ndodhin në jetën e miqve mund të realizohen duke ndarë një bisedë çaji. Kjo lë vend për të kuptuar më mirë tjetrin dhe në përmjet empatisë në bisedë.

Meqënëse rinia e sotme ka burime informacioni më shumë rreth shëndetit, u duhet mundësuar dhe efektet negative i qëndrimit për disa orë të ditës në Facebook. Siç janë dhimbja e kokës, lodhja fizike, dëmtimet e lëkurës së fytyrës dhe problemet e qafës. Dhe mbi të gjitha mbingarkon psikikën e njeriut me më shumë informacione të padobishme qoftë edhe stresante. Facebook-u sjell izolimin në vetvete dhe dërrmon krijimin e disa afekteve emotivo-sociale vendosja objektivave në përditshmëri duke kaluar kohën e lirë me gjëra të dobishme si leximi i librave, marrja me sportin e preferuar, kushtimi më shumë ndaj familjes/partneri, dhe më interesante mund të jetë aplikimi i një diçkaje që se ke bërë kurrë. Mund të zbuloj shumë detaje rreth aftësive të veta.

*Psikologe këshillimi

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›