Qeveri-trojka afer marreveshjes per shkurtimet

9 miliardë euro shkurtime për tu rikuperuar nga reduktimi i shpenzimeve publike dhe rritja e taksave që duhet të ndërmerren brenda vitit 2013. Është kjo shifra që Greqia duhet të realizojë për të arritur marrëveshjen përfundimtare me trojkën mbi paketën e shkurtimeve të bilancit për dyvjecarin 2013-2014. Lajmi bëhet publik nga mediat greke, sipas të cilave Athina në takimin e fundit me funksionarët e BE, BQE dhe FMN ka arritur në këtë konkluzion. Ndër të tjera trojka parashikon se recesioni në vitin e ardhshëm do të jetë edhe më i thellë se sa parashikimet e bëra nga ministria e Financave greke dhe për këtë trojka kërkon masa të tjera, mbi të cilat ende nuk është përcaktuar asgjë për vitet 2015-2016. Ndërkohë konsultimet me përfaqësuesit e trojkës po vijojnë dhe sipas mediave helene thuhet se palët janë afër një marrëveshje. Paketa e masave do t’i nënshtrohet edhe aprovimit të liderëve të tre partive të koalicionit qeverisës, Samars, Kouvelis dhe Venizelos, që sipas burimeve mediatike greke pritet të takohen të hënën e ardhshme. Ndërkohë që janë duke u analizuar mes inspektorëve të trojkës dhe kreut të financave Stournars, 89 reformat e parashikuara nga memorandumi të cilat duhet të jenë gati brenda datës 18 tetor dhe janë konsideruar si kushti kryesor për marrjen e këstit të radhës së ndihmës për Greqinë.